21 Janari, rinis gjyqi në Apelpa familjarët e viktimave
Të tjera rreth shkrimit Vrasjet e 21 Janarit dhe seancat gjyqësore
TIRANË – Ka nisur sot në kryeqytet, seanca gjyqësore për vrasjet e protestës së 21 Janarit. Në këtë seancë nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e viktimave, por vetëm përfaqësues të Ambasadës amerikane.
Seanca po zhvillohet në Gjykatën e Apelit dhe kryetar i çështjes është caktuar Agim Bendo. Kryesues i trupit gjykues është Ervin Metalla, ndërsa prokurorë Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokati mbrojtës i Ndrea Prendit është Gjenc Gjokutaj; i Agim Llupos, Besnik Çerekja.
Në protestën e 21 janarit u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtajt, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Të afërmit e tyre ishin ftuar për të ndjekur seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë të paszgjedhjeve të 23 Qershorit.
Kryetari trupit gjykuesi Metalla është shprehur gjatë seancës se vendimi i Gjykatës së Tiranës që i shpalli të pafajshëm garditës, është në kundërshtim me ligjin dhe Llupo e Prendi janë fajtorë për vrasjet.
Lajm në përditësim që nga ora 10:15....
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)