Make-up cdo dite, i demshem per lekuren
Sonila Isaku
Ne Shqiperi te dalesh pa tualet per shume te reja duket si dicka anormale, nderkohe qe cdo dite e me shume shtohen kremrat dhe produktet e tjera qe ato perdorin. Po keshtu, shume femra mbajne ne cantat e tyre nje shumellojshmeri sendesh dhe produktesh te lidhura me kozmetiken. Nder keto produkte eshte pothuajse perhere i pranishem edhe nje cante e vogel per te bere makijazh. Por, studimet e fundit kane treguar se aplikimi i perditshem i makijazhit, sidomos ne ditet e nxehta te veres, eshte i demshem per lekuren dhe shendetin. Mjekja dermatologe, Albana Lufi ne nje interviste per “Koha Jone” tregon se perdorimi i produkteve kozmetike mund te shoqerohet edhe me efekte anesore te cilat mund te sjellin probleme te lekures, plakje te parakohshme. Makijazhi eshte parashikuar per te permiresuar look-un dhe paraqitjen e femres, por ato qe perdorin keto produkte harrojne te mendojne se po lejojne qe ne lekuren e fytyres se tyre te hyjne cdo dite e me teper kimikate nga me te ndryshmet.
Cfare efektesh anesore mund te sjelle perdorimi i vazhdueshem i makijazhit tek nje femer?
Perdorimi i makijazhit mund te ndryshoje pamjen tone duke fshehur ato qe ne nuk duam te duken. Por, perdorimi per nje kohe te gjate i makijazhi sjell efekte anesore kozmetike ose edhe reaksione alergjike ne lekurat e ndjeshme ose kur produktet e perdorura nuk jane cilesore. Disa nga efektet anesore te perdorimit te makijazhit jane keto: aknet dhe komedonet ose pikat e zeza te cilat shfaqen me shume tek lekurat e yndyrshme. Disa produkte te lengshme ose te buta kozmetike bllokojne poret dhe keto produkte nuk mund te largohen lehte nga lekura. Bllokimi i preve do te ndikonte ne krijimin e pikave te zeza dhe mbi to mund te shfaqen akne (pucrra te kuqe me ose pa qelb). Perpara perdorimit ose zgjedhjes se produktit duhet te sigurohemi qe makijazhi nuk permban perberes komedonogjenetike) produkte qe ndikojne ne krijimin e pikave te zeza). Po ashtu, ndikim tjeter jane edhe reaksionet alergjike te cilat jane mjaft te zakonshme tek personat te cilet perdorin makijazh dhe manifestohen me pucrra te vogla, kruarje te lekures dhe tharje te saj. Per te shmangur efektet irrituese duhet te jeni te vemendshem gjate perdorimit te produktit duke perdorur vetem nje produkt te ri ne nje kohe. Edhe acarimi me i vogel mund te kete efekte te dukshme negative me kalimin e kohes dhe lekura lufton per te eliminuar substancat e padeshirueshme. Ne rastet e reaksioneve alergjike rekomandohet nderprerja e perdorimit te makijazh dhe konsulta me mjekun dermatolog per te marre mjekimin e duhur per te qetesuar fenomenet alergjike.
Kjo do te thote se ne vere nuk duhet perdorur aspak makijazh? Cfare keshilloni per ato femra qe nuk dalin dot pa bere makijazh?
Sa me pak makijazh ne lekuren tuaj, aq me mire. Nese jeni mesuar dhe nuk mund te rrini pa makijazh, keshilloj ta pastroni fytyren menjehere sa te vini ne shtepi duke i dhene mundesi lekures per te marre fryme lirisht, duke parandaluar keshtu demtimet dhe plakjen e parakohshme te lekures. Eshte shume e rendesishme te hiqni makijazhin perpara se te flini gjume. Nese flini me makijazh, jo vetem qe poret e lekures do te vijojne te bllokohen, por edhe do te formohen pikat e zeza. Gjithashtu, te fjeturit me makijazh i jep mundesine lekures te jete nen efektin e veprimit te radikaleve te lira, te cilat kane ngelur nen lekure duke ndikuar negativisht ne demtimin e kolagjenit me pasoje plakjen para kohe te lekures. Radikalet e lira jane molekula te paqendrueshme qe demtojne qelizat e lekures.
Cilat jane problemet qe ai shkakton?
Gjate periudhes se veres djersitemi me shume, jo vetem ne trup, por edhe ne fytyre. Nepermjet djersitjes organizmi cliron toksina e brendshme. Makijazhi, duke bllokuar poret krijon nje pengese te veshtire per daljen e djerses dhe te toksinave duke favorizuar krijimin e nje shtrese te tepert te yndyres ne siperfaqe te lekures me pasoja negative ne lekure si dhe tharje, demtim apo plakje perpara kohe te lekures. Gjate periudhes se veres per femrat qe nuk mund te dalin pa makijazh rekomandojme perdorimin e makijazhit me filter mbrojtes te larte per te shmangur efektet negative te diellit ne lekure si plakjen e lekures dhe per parandalimin e formimit te njollave kafe.
A mund te permendim edhe faktore te tjere te cilet ndihmojne ne plakjen e fytyres?
Pervec faktoreve konstitucionale ose gjenetike, faktoret e tjere qe ndikojne ne plakjen e lekures jane: rrezatimi diellor, stresi, stili i jeteses, konsumimi i alkoolit dhe duhanit, dhe i produkteve ushqimore jo te shendetshme, mungesa e marrjes se ujit dhe hidratimi i lekures. Te gjitha tipet e lekurave kane nevoje per perdorimin e kremit hidratues. Hidratimi i lekures eshte celesi per te patur nje lekure te shendetshme. Sa me e hidratuar te jete lekura, aq me ngadale do te plaket ajo.
Keshilla
Per te patur nje lekure te shendetshme, te gjitha tipet e lekures, duhet te mbrohen nga ndryshimet e temperaturave, nga dielli dhe era. Kufizoni ne maksimum perdorimin e alkoolit dhe duhanit. Pini te pakten tete gota me uje cdo dite dhe hidratoni vazhdimisht lekuren. Gjate veres nuk duhet te neglizhoni perdorimin e kremrave me faktor mbrojtes te larte, 30 ose 50 SPF, 30 minutat e para te ekspozimit ne diell dhe te perseritet perdorimi i kremit cdo dy ose tre ore. Ne kohen e plazhit perdorni medikamentet kundra diellit sa here qe dilni nga deti, duke shperlare me pare fytyren me uje, pasi uji i kripur lejon qe rrezet e diellit te depertojne me lehte ne lekure duke bere te mundshme shfaqjen e njollave kafe. Mos harroni te perdorni syze, pse jo dhe ne periudhen e dimrit duke parandaluar shfaqjen e rrudhave te diellit. Lekurat e yndyrshme e tolerojne me mire diellin, por edhe keto tipe lekurash eshte e rekomandueshme perdorimi i kremrave me filter mesatar.