21 Janari, sot dëshmojnë kreu i SHISH-it dhe Ina Rama

Kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe kryeprokurorja Ina Rama pritet të japin sot dëshmitë e tyre në komisionin hetimor parlamentar që po heton demostratën e 21 janarit.
Dy ditë me parë Komisioni Hetimor vendosi të thërrasë gjatë muajit shkurt në seanca dëgjimore për të dhënë dëshmi një sërë zyrtarësh të lartë të vendit, krerë të policisë dhe prokurorë.
Deri tani dëshmitë e tyre para komisionit i kanë dhënë kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.
Është vendosur që nesër të dëshmojë Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në 4 shkurt do japin dëshmite e tyre kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe komandanti i gardës së republikës Ndrea Prendi.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli do japë dëshminë e saj në 5 shkurt.