E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata politike, Lajçak sërish në Tiranë


I dërguari i BE-së Miroslav Lajçak do të rikthehet nesër në Tiranë për gjetjen e një mundësie për rikthimin e dialogut mes palëve politike në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur gjatë një konference për shtyp nga Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë në BE, Catherine Ashton.

Sipas saj, mesazhet e BE-së janë të qarta dhe Shqipëria e di rrugën që duhet të ndjekë në përmbushje të axhendës për integrimin në familjen evropiane.

“Siç e dini, ne po i ndjekim nga afër zhvillimet dhe ajo çfarë duhet të ndodhë, ajo çfarë Shqipëria duhet të bëjë është që të fokusohej në axhendën europiane. Këtë e kemi përsëritur shpesh se do të shohim të gjitha aspektet e ndryshme për atë çfarë po ndodhë dhe Miroslav Lajçak do të diskutojë mbi këtë pikë të enjten”- theksoi ajo.

I dërguari i BE-së për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri Lajçak në vizitën e parë në Tiranë pas ngjarjeve të 21 janarit i i bëri thirrje klasës politike shqiptare të gjejnë gjuhën e dialogut për t`i dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›