21 janari Arvizu Akuzat e Gjykates te pabaza Sekui Te shmaget polarizimi
Ambasadori i SHBA-së Aleksandër ArvizuiI është përgjigjur deklarataës së Gjykatës së Tiranës lidhur me përfshirjen e ambasadës amerikane në këtë proces. Ambasadori ka hedhur poshtë ndërhyrjen e SHBA në këtë proces, duke deklaruar se përfshirja buron nga kërkesa e Prokurorisë për asistencë teknike në hetim, e miratuar kjo edhe nga qeveria.
“Kjo akuzë është e pabazë përfshirja jonë buron drejtpërdrejt prej një kërkese nga Prokuroria e Përgjithshme dhe kjo është miratuar edhe nga qeveria, që SHBA të ofronte asistencë teknikëe që të lehtësonin hetimin”.
Sipas tij ky rast gjithmonë ka qenë e do të jetë një çështje shqiptare, jo një çështje amerikane, pasi nuk ka pasur qytetarë amerikanë të përfshirë në të.
Më tej lidhur me verdiktin e 21 janarit Arvizu referoi se SHBA e kanë bërë të qartë që hetimi duhet të ishte i besueshëm dhe që ky hetim të ishte i tillë duheshin adresuar disa elementë si: kush e organizoi, sjellja e demonstruesve dhe sjellja e Gardës së Republikës.
“Parasë gjithash në vijim të asaj dite të tmerrshme të 21 janarit SHBA e kanë bërë të qartë, që mënyra më e mirë për ta adresuar këtë tragjedi të tmerrshme ishte një vendim, në atë që e shkaktoi këtë ngjarje dhe kemi theksuar se ky lloj hetimi duhet të ishte i besueshëm. Besushmëria ishte koncepti ky dhe që hetimi të ishte i besueshëm duheshin disa elementë si: kush e organizoi, sjellja e demonstruesve dhe sjellja e Gardës së Republikës. Ky ka qenë gjithnjë pozivioni ynë dhe nuk ka ndryshuar”- theksoi ai.
Këto deklarata ambasadori i SHBA-së në vendin tonë Aleksandër Arvizu I ka bërë pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme, i cili zgjati për rreth 45 minuta.
Duke folur për këtë takim Arvizu theksoi edhe njëherë bashkëpunimin e vazhdueshëm me këtë institucion dhe I ka shprehur falenderimet për këtë çështje.
“Në takimin me Llallën e kam falenderuar zyrën e tij dhe prokurët, të cilët kanë punuar shumë fort që kjo çështje të sillej para drejtësisë”-përfundoi Arvizu.
Gjykata e Tiranës: Deklatatat e ambasadës së SHBA, paragjykuese
Gjykata e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave politike dhe asaj të Ambasadës Amerikane ndaj vendimit për "21 janarin". Trupa gjyqësore që dha vendimin për shpalljen të pafajshëm dy gardistët e akuzuar për 4 vrasjet më 21 janar ka deklaruar Deklaratat e Ambasadës Amerikane për vendimin janë paragjykuese ndaj një procesi të drejtë, ligjor e të paanshëm.
Tre gjyqtarët Besnik Hoxhaj, Ardiana Beraj dhe Arjana Gunbardhi janë shprehur se deklarata e ambasadës amerikanë ndërhyjnë në procesin e rregullt ligjor dhe sipas tyre i takon Prokurorisë të ndjekë hapat e rregullt ligjorë pas vendimit të dhënë.
Nga ana e saj Gjykata e Tiranës ka deklaruar vendosmëri në sundimin e ligjit për çdo proces të zhvilluar.
Sekui per hetimin: Të shmangt polarizimi i çështjes
Kreu i delegacionit të Komisionit Europian Etore Sekui, ka deklaruar sot se procedurat lidhur me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011, duhet të përmbyllen në një proces gjyqësor të besueshëm. Sipas tij, ky proces duhet të tregojë pavarësi, paanshmëri dhe përgjegjshmëri. Për ambasadorin Sekui, Bashkimi Europian konstatoi dhe tha se kjo çështje është e apelueshme. Sekui nënvizoi se duhet shmangur polarizimi i çështjes.
Prokuroria ankimin për vendimin për “21 janarin”
Ende pa mbushur 24 orë nga momenti i dhënies së vendimit të pafajësisë për tre të akuzuarit për vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve të 21 janarit dhe në kohën që Gjykata e Tiranës ende nuk e ka zbardhur vendimin e argumentuar, prokurorët e çështjes Blerim Tominaj dhe Adriatik Camaj kanë formular ankimin që do të dorëzohet në Gjykatën e Apelit mëngjesin e së hënës.
Ky ankim, sipas burimeve të “ABC-së” në prokurorinë e Tiranës, mësohet se është bazuar mbi 4 pikat e renditura nga gjykata, në dhënien e pafajësisë ndaj drejtuesve të Gardës së Republikës.
“Ne do të bëjmë apelin pavarësisht vendimit ende të pazbardhur nga gjykata. Anikimi do të jetë i bazuar mbi ato pika që citoi gjykata në seancën e djeshme. Në momentin që do të zbardhet i argumentuar vendimi, ne do të bëjmë përsëri ankimin plotësues mbi argumentet e renditur nga gjykata në vendimin përfundimtar”, - thanë prokurorët për “ABC NEËS”.
Sipas prokurorisë, do të kundërshtohen të gjitha pikat e pretenduara nga gjykata si shkak për pafajësinë e tyre. “Ne do paraqesim provat dhe argumentet tona në apel, duke mbështetur pretencën për dënimin e Prendit dhe Llupos” – deklaruan prokuroret.