Halimi I padrejte sulmi ndaj gjyqtareve te vendimit per 21 janarin

E quan të padrejtë sulmin ndaj trupës që shpalli vendimin për pafajësi të të pandehurve për vrasjet e 21 janarit. Institucionet nuk forcohen duke i sulmuar, por duke i mbrojtur-thotë ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, i cili mbështeti deklaratën e gjyqtarëve
Të njëjtin qendrim ministri mban dhe për sulmin ndaj gjyqtarëve, nga disa të përditshme, që ministri i drejtësisë i cilësoi si të opozitës. Sipas Halimit bëhet fjalë për një proces shumë transparent që nga organizimi i demonstratës së dhunshme nga Edi Rama deri në vendimin e gjykatës.
Ministri Halimi sjell në vëmendje se institucionet në Shqipëri, si në çdo vend tjetër të botës mbrohen nga ligjet e vendit dhe ato duhen respektuar.
Ka një praktikë të konsoliduar botërore lidhur me vendimet e gjykatave ne rastet kur sulmohen nga institucionet. E qartë është edhe eksperienca shqiptare- kujton Halimi.
Vendimi i Gjykatës për shpalljen të pafajshëm për akuzën e prokurorië se të pandehurit i referohet per analogji dhe një vendim të Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut më rastin kur nxori te pafajshëm policin qe vrau gjatë demonstratave të dhunshme kundër samitit të G8 në Gjenova të Italisë në vitin 2001.