E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari Doda Fushata e PS sulm dhe terror ndaj trupes gjykuese

Integrimi i vendit është detyrim i klasës politike. Kështu u shpreh deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, e cila akuzoi kreun e PS-së Edi Rama si përgjegjës kryesor për bllokimin e këtij procesi. 
Sipas saj,integrimi evropian i vendit mbetet aspirata më e madhe për shqiptarët ndërsa u bëri thirrje deputetëve socialistë të votojnë 3 ligjet e kërkuara nga Brukseli. 
Ndaj, deputetja Doda i bëri apel kryetarit të PS-së, që “të heqë pengesën ndaj kolegëve të opozitës që ata t`i votojnë 3 ligjet në parlament”.
Njëkohësisht, Doda akuzoi lidershipin socialist se ka ideuar ditët e fundit një “fushatë të paprinciptë” kundër gjyqtarëve të procesit të 21 janarit
Sipas saj, fushata e Ramës është kthyer në një sulm dhe terror të egër ndaj trupës gjykuese.
Ligjvënësja demokrate theksoi se i vetmi synim i sulmit që organizohet nga PS-ja është pengimi i zbardhjes së plotë të ngjarjes së 21 janarit ndërsa kërkoi nga kryesocialisti Rama  të mos përdorë vendimet e gjykatave për të tensionuar klimën politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›