E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD apel Rames Transparenca eshte detyrim i prere ligjor

Partia Demokratike i rikujtoi sot kreut të PS-së, Edi Rama se transparenca është detyrim i prerë ligjor. Këtë qëndrim selia blu e bazoi në faktin se prej më shumë se një muaj Rama refuzon të bëjë transparencën për “origjinën e mbi 1 milion euro investim në pallatin në pajë 5 katësh 900 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi të familjes, burimi i 100 milion lekëve kredi pa interes që zonja Basha ka deklaruar në ILDKP, çmimin e vërtetë të tokës 8 mijë metër katrorë të truallit të rezidencës së tij me gjatësi themelesh 57 m në malin e Dajtit, deklaruar se është blerë me vlerën qesharake 1,3 euro metrin katror”.
“Çdo ditë heshtje dhe fshehje e tij, rëndon gjithnjë e më shumë skandalet e tij, prandaj i bëj thirrje zotit Rama që të mos fshihet, por ti paraqesë publikut që po pret me padurim faturat e parave që kanë deklaruar në tatime si dhe faturat e pagesave bërë firmës së ndërtimit nga investitoret e pallatit në pajë, vëllai i bashkëshortes tuaj i vetëpunësuar, sipas regjistrit tatimor dhe xhaxhai i saj pensionist, në rast se ato fatura ekzistojnë”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD-së. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›