21 janari Gjykata Armando Kasaj i pafajshem

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm shefin e IT-së në Kryeministri
Armando Kasaj, i cili akuzohej për shkatërrim provash në ngjarjet e 21
janarit.
Në lidhje me këtë person, Prokuroria pati kërkuar dy vite heqje lirie.
Ndërkohë një ditë më parë, në seancën gjyqësore për 21 janarin Artan Hoxha, kreu i komanduar i Gardës gjatë dëshmisë së tij rrëfeu se Garda e Republikës ka pasur informacion se gjatë demonstratës së 21 janarit do të sulmohej eskorta e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
Seanca e djeshme gjyqësore ndaj Ndrea Prendit, Agim Llupos dhe Margarit Kumes ka vijuar sërish me dëshmitarët dhe njëri prej tyre ishte pikërisht Hoxha, i cili “mbrojti”, ashtu si të gjithë gardistët, kolegët e tij, që ishin ulur në bankën e të akuzuarve. Në lidhje me informacionin për sulm ndaj Kryeministrit, zyrtari i lartë i Gardës tha se informacioni u kishte ardhur nga Policia e Shtetit me një shkresë zyrtare.
Me 21 janar, në protestën e organizuar nga opozita mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën dhjtëra të tjerë.