E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari OSBE Mbeshtesim hetimin e plote te ngjarjes

Sekretari i Pergjithshem i OSBE-se Marc Perrin de Brichambaut mbeshteti punen e Prokurorise se Pergjithshme per nje hetim te plote te ngjarjes se 21 janarit. Perfaqesuesi i larte i kesaj organizate i beri thirrje partive politike qe te respektojne pavaresine e organit te akuzes nderkohe qe kerkoi nje hetim te shpejte dhe te pavarur. Ne mendojme se puna e Prokurores se Pergjithshme te cilen ne e mbeshtesim duhet te kryhet ne menyre gjitheperfshirese te paanshme dhe te plote ne menyre qe te zbuloje dhe te nxjerre ne drite te gjitha aspektet e ngjarjes se 21 janarit - theksoi De Brichambaut.

Sekretari i pergjithshem i OSBE-se nuk la jashte vemendjes edhe zgjedhjet lokale te 8 majit duke garantuar se per vezhgimin e ketyre zgjedhjeve ne vendin tone do te vijne nje numer i madh vezhguesish. De Brichambaut u beri thirrje te gjitha forcave politike qe te respektojne Kodin Zgjedhor per zhvillimin e rregullt te zgjedhjeve per qeverisjen vendore. OSBE dhe partneret e tjere tashme e kane bere shume te qarte se nuk ka asnje arsye per mosmbajtjen e zgjedhjeve ne tete maj ne kohen kur ato jane caktuar.

Ne po pergatitemi per nje prani te madhe te vezhguesve nderkombetare te cilet do te jene ketu perkrah shqiptareve ne menyre qe te garantojme nje proces te mire zgjedhor - u shpreh De Brichambaut. Perfaqesuesi i larte i OSBE-se zhvilloi takime me zyrtaret me te larte te vendit tone si Presidenti Topi Kryeministrin Berisha dhe me liderin e opozites Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›