E Shtunë, 31 Tetor 2026

M si desaparecidos

Historia nje shekullore e plackitjeve djegieve shkaterrimit zhdukjes se monumenteve te kultures ne ekspoziten 50 me pak te koleksionistit Artan Lame. Perkujtimi i nje trashegimie te humbur

Porta e Jallise Durres ndertuar ne shekullin VI eshte objekti me i vjeter i listes me 50 monumente te shkaterruara dhe te zhdukura qe koleksionisti dhe publicisti Artan Lame i kujton ne ekspoziten 50 me pak e hapur ne Universitetin Evropian te Tiranes.
Ne kete liste te zeze Lame rendit godina ura kisha shkolla xhami parqe te shkaterruara pergjate shekullit te XX.


I kerkuam koleksionistit i cili i ka mbledhur keto deshmi nga miq shoke fotografi dhe kartolinat e kohes te bente nje historik te shkaterrimit te monumenteve edhe e ka te e veshtire sepse historia e shkaterrimit te monumenteve ka ndodhur ne te gjitha koherat dhe periudhat jane te pandashme.


Historia fillon qe me periudhen e degradimit te Perandorise Osmane ku bie fuqia ekonomike e vendit dhe fillon degradimi i nje pjese te kesaj trashegimie. Ky proces forcohet per shkak te mosmirembatjes ne gjysmen e pare te shek. XX.


Nje pjese e monumenteve jane zhdukur ne ate periudhe per shkak te mosdijes ne momentin kur filluan te beheshin veprat e medha inxhinierike dhe publike te viteve 30. Nuk ekzistonte ndjeshmeria dhe objektet zhdukeshin.


Per shembull ajo qe sherben edhe si ikone e kesaj ekspozite nje nga hyrjet kryesore te qytetit te Kalase se Durresit Porta e Jallise quhej eshte prishur pikerisht ne vitin 1930 per ti hapur vend rruges ne nje kohe qe rruga mund te devijohej. Pjesa tjeter e shkaterrimeve i takon periudhes se pasluftes. Nje baterdi me vete eshte ajo e periudhes se mbylljes te objekteve te kultit. Dhe tashme pas viteve 2000 ka nje ringjallje te shkaterrimit por qe nuk e perfshin kjo ekspozite.


Lame radhit nder shkaqet e degradimit te monumenteve te kultures mungesen e fondeve mungesen e nivelit teknik te institucioneve dhe krijimit te veprave. Koleksionisti ndjen se po rikthehet procesi i ndertimit te veprave publike si ne vitet 30 duke demtuar edhe ate pak trashegimi qe ka mbetur. Pra kur ska para prishet se nuk kemi ta ndreqim kur ka para demtohet per te bere nje gje tjeter.


Duke iu permbajtur periudhave te medha te shkaterrimit te objekteve te trashegimise qe Lame permend e ftojme lexuesin ne nje vizite imagjinare neper kete histori aq sa na krijon mundesi ekspozita.


Historia e shkaterrimeve nis me Uren e Bahcallekut ne Shkoder shek XVIII qe u shkaterrua ne fund te shekullit XIX.


Gjate Luftes se Pare Boterore u shkaterruan Ura e Vezirit qe ishte rruga Shkoder- Kosove dhe Ura e Permetit te dyja te ndertuara ne shekullin e XVIII. Asnje gjurme nuk ka qe te kujtoje kohen.


Ne vitet 30 fillon nje vale shkaterrimesh ndaj ndertesave kryesisht ne Durres. Shkaterrohet Konaku Pallati i Princ Vidit qe ishte djegur fillimisht me 1916 dhe shkaterrohet me 1930 Porta Aurea Porta e Jallise Shkolla Greke Vila Presidenciale Kisha e Vlleheve ne Korce Ujesjellesi i Kalase se Gjirokaster Kisha e Shirgjit ne Shkoder nje kishe e mocme kushtuar shenjterve Shen Sergj dhe Baku.


Me fotografine ne dore Lame shpjegon Kjo eshte fotografi e viteve 30 dhe ketu kisha paraqitet me fasaden ende ne kembe. Tani eshte zhdukur nuk ekziston me. Nga kater mure te kishes ekziston vetem njeri mur anesor. Per me teper fasada ishte edhe pjesa me interesante pasi kishte edhe shkrimet origjinale te gdhendura ne traun e portes.


Nje vale tjeter shkaterrimesh vjen ne vitet 50. Jemi ne nje nga valet qe kane shkaktuar shkaterrime te qellimshme nga dora e njeriut. Lista te zeza politike ashtu si te listat e zhdukurve desaparecidos ne diktaturat ushtarake te Amerikes se Jugut preken u krijuan edhe me monumentet.


Ne vitit 1954 ne Shkoder rrafshohet Bezisteni Pazari i Shkodres i djegur me pare nga Malazezet. Ne mesin e shek. XX shkaterrohet Kafehania Ballkani u shkaterruan Sarajet e Zogolleve ne Mat Vitet 50 Sarajet e Ali Pashes ne Tepelene vitet 50 te shek XX.


Ne baterdine e vitit 1967 nisi vala e shkaterrimit te objekteve te kultit Interieri i Kishes se Jezuiteve dhe Interieri i Kishes Franceskane ne Shkoder ndertesa te shekullit XIX Abacia e Oroshit Mirdite Kuvendi Franceskan ne Lezhe Kuvendi Franceskan ne Rrubik Teqja e Krujes Kisha Ortodokse ne Fier Kisha e Shen Gjergjit ne Korce Xhamia ne Vlore Kisha e Re e Shen Merise ne Va Deje kurse Kisha e Vjeter u shkaterrua me 1974.
Monumentet e tjera te shkaterruara jane te diteve tona. Nje histori qe flet per plackitje shkaterrime dhe ndertime te reja mbi to. Ne vitin 2000 Lulishtja e Shkodres e ndertuar ne vitet 30 eshte zene me ndertime.


Vetem ne Tirane gjate shek. XX kane ndodhur keto ndryshime ka ndryshuar Kulla e Sahatit ne vitin 1928 eshte shkaterruar Ura e Terzinjve ne vitet 40 eshte djegur Xhamia e Vjeter e Sulejman Pashes dhe eshte shkaterruar me 1945 eshte shkaterruar Mauzoleu i Nanes Mbretneshe dhe Lokal Kursal ne vitet 70 eshte shkaterruar Bashkia e Tiranes ne vitet 80. Ne vitin 1995 eshte shkaterruar Shtepia e Themelimit te Partise dhe se fundmi po ndryshohet Sheshi Skenderbej te cilit ne vitin 1946 iu hoq shatervani dhe tani sic duket edhe lulishtja.


Me koleksionin e Lames ku shihen edhe fotografi me autore Marubi apo Teki Selenica perpilohet nje harte e plote e shkaterrimit te monumenteve nga veriu ne jug nga Ura e Vezirit Shkoder-Kosove te Ura e Peratit ne kufi me Greqine. Nje harte qe nuk eshte shteruese. Qellimi i autorit te ekspozites eshte ndergjegjesimi per kete trashegimi te humbur te ciles per fat te keq po i zhduket edhe kujtesa.


Nje pune e tille ka edhe me teper vlere ne nje kohe kur institucioni pergjegjes per kete pune Instituti i Monumenteve ben vetem listat me heqjen dhe shtimin e monumenteve. Per Lamen ky Institut i Monumenteve eshte nje kufome qe tashme ka vdekur dhe sa me shpejt ta varrosin aq me pak do te bjere ere mbi dhe.
Ekspozita 50 me pak rri hapur deri me 15 mars ne Universitetin Evropian te Tiranes.


Dicitura


Bezisteni i Shkodres shek. XVIII djegur nga malazezet 1913 rrafshuar 1954

Xhamia e vjeter e Sulejman Pashes Tirane ndertuar 1614 shkaterruar 1945

Kisha e Shen Gjergjit Korce ndertuar 1905 shkaterruar 1967

Ujesjellesi Gjirokaster ndertuar shek. XIX rrafshuar vitet 30 shek. XX.

Manastiri i 40 shenjtoreve Sarande ndertuar shek. VI shkaterruar 1944

Xhami Vlore ndertuar shek. XIX shkaterruar 1967


Bashkia Tirane ndertuar 1932 shkaterruar 1980


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›