21 janari Tahiri deshmon ne prokurori

Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri ka dëshmuar të martën në prokurorinë e Tiranës lidhur me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Sipas informacioneve të fundit, Tahiri është pyetur nga prokurorët e cështjes lidhur me anën organizative të protestës së 21 janarit.
Në dalje nga selia e prokurorisë, në një prononcim për mediat, Tahiri ka shprehur gatishmërinë e PS për të kontribuar në zbardhjen e ngjarjes së rëndë të fillimvitit.
“Para prokurorëve dëshmova ato që pash të ndodhnin ditën e 21 janarit. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zbardhjen e krimeve të 21 janarit”, ka deklaruar Tahiri.
Hetimet mbi ngjarjen në fjalë, ndonëse kanë kaluar 11 muaj nuk kanë sjellë ndonjë risi, saqë vetë familjarët e viktimave pyetën disa ditë më parë se cfarë po ndodh me hetimin e vrasjeve.
Muajin e kaluar Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gardistin Sadik Çela.
Më shumë se gjysma e fondit rezervë për emergjenca civile që menaxhohet nga Këshilli i Ministrave këtë vit u përdor për pagesa në lidhje me protestën e 21 janarit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Korrupsioni, 'TI': Shqipëria e parafundit në rajon
Dega shqiptare e organizatës 'Transparency International' bëri publik indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2011.
Kryeministri i oborrit
Endri Xhafo - Qeveria e Republikës u ngrit e tëra në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje për "mbretin"! Kryeministri i Republikës e cilësoi largimin nga jeta të "mbretit", një "humbje të madhe për kombin"! Llafe dhe llafe dhe llafe prapë!
Artan Lame - “Fushë dhe fushë dhe fushë prapë/ Fushë e pasosur dhe shumë vapë”. Kështu me këto dy vargje, e nis Çajupi poezinë e tij të mrekullueshme për Misirin e shtriqur ndën amullinë e Turqisë, 120 vjet të shkuara.
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Eduard Kukan dhe Hanes Swoboda vlerësojnë si një hap të shumëpritur e të madh përpara të gjitha marrëveshjet dhe nismat e fundit politike që çojnë drejt normalizimit të klimës politike. Tiranë, këshilltarët e PS-së: Bashkia e kunatit
Kryetari i këshilltarëve socialistë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, akuzoi sot kryetarin e bashkise Lulzim Basha, se po abuzon me fondet publike në sherbim të interesave dhe përfitimeve financiare të familjarëve të tij.
Lajmet kryesore
Korrupsioni, 'TI': Shqipëria e parafundit në rajon
Zbret 8 vende në renditjen botërore
Fule: Topin e kanë shqiptarët
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011
Protesta kundër procesit "Limaj"