Korrupsioni TI Shqiperia e parafundit ne rajon

Dega shqiptare e organizatës 'Transparency International' bëri publik indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2011.
Dhe si një refren i përsëritur, edhe këtë vit, Shqipëria është shumë e korruptuar. Madje, këtë vit Shqipëria renditet 8 vende më poshtë sesa një vit më parë. Pra, nëse vitin e shkuar mes 183 shteteve Shqipëria zinte vendin e 87 me një notë 3.3, sivjet është në vendin e 95, me notën 3.1.
Me fjalë të tjera, në rajon Shqipëria renditet e parafundit dhe ia kalon vetëm shtetit më të ri, Kosovës dhe Moldavisë, që janë të dyja në vendin e fundit. Megjithatë, nëse kjo mund të ngushëllojë, Shqipëria nuk i vetmi vend në Ballkanin perëndimor ku vërehet një përkeqësim i dukshëm.
Me përjashtim të Malit të Zi që ka patur një rritje në pikë (nga 3.7 në 4), që e kanë ngjitur 3 vende më lart, duke arritur rezultat të njëjtë me Kroacinë, e cila ka pësuar një rënie të lehtë. Për kuriozitet, vendin e parë këtë vit e mban Zelanda e re me 9.5 pikë, e ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda me 9.4, dhe më pas nga Suedia, Singapori dhe Norvegjia.
Në total 'Transparency International' vlerëson se korrupsioni vazhdon të jetë shkatërrues për shumë vende në botë. Organizata e vlerëson vitin 2011 si vitin e krizës në qeverisje, duke theksuar se protestat në mbarë botën ishin tregues i zemëratës me korrupsionin në politikë dhe në sektorin publik, të nxitura nga mungesa e stabilitetit ekonomik dhe perceptimet e dukshme të qytetarëve mbi mungesën e transparencës së liderëve dhe institucioneve të tyre publike.
Si mund të luftohet realisht korrupsioni në Shqipëri, që edhe pereceptimi i publikut të ndryshojë, për mirë? Sipas TIA angazhimet politike duhet të përkthehen në reforma serioze. Heqja e imuniteteve për zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat, prokurorët dhe gjyqtarët do t'i bënte të gjithë këta të barabartë përpara ligjit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika 21 janari, Tahiri dëshmon në prokurori
Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri ka dëshmuar të martën në prokurorinë e Tiranës lidhur me protestën e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona. Kryeministri i oborrit
Endri Xhafo - Qeveria e Republikës u ngrit e tëra në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje për "mbretin"! Kryeministri i Republikës e cilësoi largimin nga jeta të "mbretit", një "humbje të madhe për kombin"! Llafe dhe llafe dhe llafe prapë!
Artan Lame - “Fushë dhe fushë dhe fushë prapë/ Fushë e pasosur dhe shumë vapë”. Kështu me këto dy vargje, e nis Çajupi poezinë e tij të mrekullueshme për Misirin e shtriqur ndën amullinë e Turqisë, 120 vjet të shkuara.
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Eduard Kukan dhe Hanes Swoboda vlerësojnë si një hap të shumëpritur e të madh përpara të gjitha marrëveshjet dhe nismat e fundit politike që çojnë drejt normalizimit të klimës politike. Tiranë, këshilltarët e PS-së: Bashkia e kunatit
Kryetari i këshilltarëve socialistë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, akuzoi sot kryetarin e bashkise Lulzim Basha, se po abuzon me fondet publike në sherbim të interesave dhe përfitimeve financiare të familjarëve të tij.
Lajmet kryesore
21 janari, Tahiri dëshmon në prokurori
Deputeti: Gati të ndihmojmë në zbardhjen e krimeve
Fule: Topin e kanë shqiptarët
SIDA, Ministria: 65 raste të reja në 2011
Protesta kundër procesit "Limaj"