21 janari pa fajtorë, shtyhen hetimet
TIRANE - Dosja voluminoze e ng jarjeve të dhunshme të 21 janarit, ku para godinës së Kryeministrisë humbën jetën katër demonstrues, mbetet “peng” i dokumentacionit që pritet të mbërrijë nga Amerika. Kur mbeten vetëm pak ditë për t’u mbushur plot një vit nga momenti kur plumbat u morën jetën katër njerëzve të pafajshëm, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, prokuroria e Tiranës, nuk ka mundur të ngrejë akuzë ndaj zyrtarëve të Gardës, të cilët po hetohen prej 12 muajsh për ngjarjen e rëndë. Burime pranë prokurorisë thanë se hetimet për ngjarjen do të shtyhen sërish për 3 muaj për shkak se në dosje nuk janë administruar shumë akt ekspertime të përpiluara nga ekspertë amerikanë, që mendohet të jenë dhe vendimtare për të hedhur dritë mbi ekzekutimin e katër demonstruesve. “Afati i hetimeve do të shtyhet pasi nuk kanë administruar dokumentacionin që pritet të mbërrijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht, mendojmë që deri në fund të muajit shkurt të kemi në duar materialet dhe do të vendosim për dosjen”, - tha një zyrtar i prokurorisë. Nën hetim për vrasjet e katër demonstruesve janë efektivë të Gardës së Republikës. I vetmi që ndodhet prapa hekurave, është Agim Llupo, i cili dyshohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi.
Hetimet
12 muaj nuk i kanë mjaftuar prokurorisë së Tiranës për të hedhur dritë mbi vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit para godinës së kryeministrisë. Hetimet kanë ngecur pasi prokuroria duhet më parë të fusë në dosje, ekspertizën amerikane, që ende nuk ka mbërritur. Ekspertët amerikane, veçse kanë ekspertuar serverin me pamjet filmike të kryeministrisë, janë duke kryer dhe ekspertime të tjera të provave materiale, madje edhe të armëve të Gardës së Republikës. Për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, prokurorisë shqiptare iu ofrua ekspertizë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, në vendin tonë kanë mbërritur prokurorë të specializuar dhe ekspertë amerikanë, fjala e të cilëve, natyrisht përmes ekspertizës, do të jetë vendimtare për dosjen në fjalë. Prokuroria tha se firmosi për zgjatjen e afateve të hetimeve, pasi pret që nga Amerika të mbërrijnë ekspertizat.
Demonstrata
Pasditen e 21 janarit, në rrethimin e jashtëm të Godinës së Kryeministrisë, pas një përleshje të fortë mes demonstruesve të Opozitës së Bashkuar dhe policisë, gjetën vdekjen katër qytetarë. Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika (ky i fundit vdiq pak ditë më vonë në spital në Turqi) dyshohet se u qëlluan nga grupi i zjarrit i Gardës së Republikës. Hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen u zhvilluan në tri pista. Një grup prokurorësh po heton për vrasjen e katër demonstruesve dhe deri më tani kanë “mbërthyer” vetëm gardistin Agim Llupo. Prokuroria nisi hetimet dhe për organizatorët e demonstratës së 21 janarit, për të përcaktuar rolin tyre në ngjarjet që pasuan përgjatë ditës së tmerrshme.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)