Të rrezikuar nga ushqimet Made in Italy, 1/3 e tyre janë të falsifikuara
Itali- Një e treta e produktëve ushqimore që eskortohen si italiane nuk janë të tilla. Madje as ato vetë që tregtohen në Itali. Ky është edhe përfundimi që ka nxjerrë investigimi i gazetës prestigjoze italiane La Republica. E cila ka investiguar vajin e ullirit në etiketë e së cilit thuhet Made in Italy kur në fakt nga kontrollet e bëra ka rezultuar se 4 nga 5 shishe vaj ulliri s’janë prodhim italian. Por ulliri i përdorur vjen nga Greqia, Spanja apo edhe Tunizia dhe shitet si vaj ulliri italian.
Po sipas investigimit rezultoi se këto vajra të shitura gjërësisht, jo vetëm brenda Italisë por edhe jashtë saj, kanë një shije myku. Dhe jo vetëm vaji, shumë produkte të tjera si djathi, lëngjet apo produktët që rriten me anë të OMG-së po përbëjnë një shqetësim për 60% të italianëve të anketuar.
Nga ana tjetër një raport i Shoqatës së Bujqësisë ka etiketuar pikërisht mafien, e cila sipas shoqatës përfiton shuma marramëndëse duke manipulaur me ushqimet dhe duke rrezikuar jo vetëm italianët, por të gjithë konsumatorët e tjerë që blejnë ushqime “Made in Italy”.
Shkrime të tjera me interes:
- Akullnajat në Alpe, në Francë janë zhdukur 25 % e tyre Francë- Akullnajat në Alpet franceze kanë humbur më shumë se...
- Made in Albania në rrezik Prodhimet Made in Albania rrezikohen nga marrëveshja e re e...
- Shqiptarët sypatrembur ndaj rrezikut Made in China Tiranë – Koha kur duhej të rrije në radhë me...