21 janari prokuroria ve perballe deshmitaret dhe gardistet ne shesh
TIRAN - Prokuroret Blerim Tominaj dhe Adriatik Camaj te shoqeruar nga hetuesit e ceshtjes per rreth nje ore vendosen perballe njeri-tjetrit familjaret e viktimave te plagosurit si dhe deshmitaret qe ishin afer te vrareve Aleks Nika dhe Faik Myrto ne demonstraten e 21 janarit me kater gardistet e njohur si grupi i zjarrit.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve ka qene ora 0700 mengjesit te se martes kur para kryeministrise jane takuar prokuroret Tominaj e Camaj me familjaret e viktimave te plagosurit si dhe deshmitaret e ngjarjes se 21 janarit se bashku me gardistet dhe avokatet e tyre mbrojtes. Shkak per kete grumbullim sipas burimeve nga akuza eshte bere identifikimi dhe percaktimi i vendeve ku ndodheshin ne momentin e marrjes se plumbave qe i shkaktuan vdekjen shtetasit Aleks Nika dhe Faik Myrto.
Ne bulevardin Deshmoret e Kombit para kryeministrise ne asnje rast familjaret deshmitaret dhe te plagosurit e ngjarjes se 21 janarit nuk kane shkembyer ndonje fjale me gardistet e pranishem dhe avokatet e tyre. Mesohet se ne vendin e ngjarjes jane thirrur per tu paraqitur gardistet Gazmend Ahmetaj Mark Nikolli Sadik elaj si dhe komandanti i tyre Alfred Ahmetcenaj te shoqeruar nga avokatet e tyre mbrojtes.
Shumica prej gardisteve qe ndodhen nen hetim jane paraqitur perpara kryeministrise pasi jane persona nen hetim dhe proceduralisht per cdo veprim hetimor per ceshtjen duhet te jane prezent. Pervec tyre para kryeministrise ndodhej edhe xhaxhai i 36-vjecarit Aleks Nika shtetasi Mark Nika i cili ndoqi me vemendje te gjithe veprimet e prokuroreve dhe hetuesve te ceshtjes te cilet identifikuan dhe percaktuan vendet ku jane goditur me plumba shtetasit Aleks Nika dhe Faik Myrto - thane burimet nga prokuroria.
Gjithashtu po keto burime saktesuan se para kryeministrise ndodheshin edhe dy nga shtate te plagosurit me plumba luftarake ne demonstraten e 21 janarit si dhe kater deshmitare te tjere. Mes ketyre deshmitareve sipas akuzes dy prej tyre kane qene te shoqeruar me viktimen Aleks Nika ne momentin kur eshte qelluar me plumb dhe dy te tjere kane qene ne momentin qe Faik Myrto eshte goditur me plumb. Keta deshmitar kane percaktuar me ane te procesverbalit dhe fotove se ku ndodheshin diten e demonstrates cka i ka ndihmuar prokuroret per te percaktuar perfundimisht vendet ku ndodheshin viktimat Nika dhe Myrto ne momentin e goditjes nga plumbat.
Jane piketuar vendet ku ndodheshin dy viktimat Nika dhe Myrto si dhe deshmitaret cka ne ditet ne vazhdim do te kryhet eksperimenti per te saktesuar drejtimin e ardhjes se plumbave - thane burimet nga akuza. Sipas po ketyre burimeve mesohet se piketimi i vendeve eshte bere edhe ne nje program kompjuterik qe ne ditet ne vazhdim me ndihmen e FBI-se do te kryet edhe eksperimenti virtualisht.
Gjithashtu po keto burime saktesuan se pervec percaktimit te vendit ku ndodheshin ne momentin e goditjes me plumba viktimat Niko dhe Myrto edhe gardistet kane treguar versionin e tyre se ku kane qene te vendosur pacaka se prokuroria ka siguruar planin e vendosjes te miratuar nga vete drejtuesit e Gardes se Republikes. Pas ketyre piketimeve dhe percaktimit te vendeve deshmitaret dhe te plagosurit e demonstrates se 21 janarit kane hyre ne ambientet e Prokurorise se Tiranes ku kane pare videot dhe fotot e dites se demonstrates duke treguar edhe ne keto video vendndodhjen e tyre diten e demonstrates.
Nga ana tjeter zyrtaret e prokurorise shprehen se disa nga te plagosurit e kesaj demonstrate nuk pranojne te paraqiten ne prokurori per te dhene deshmite e tyre. Kemi kontaktuar me disa te plagosur te ngjarjes se 21 janarit dhe ata nuk pranojne te paraqiten ne prokurori apo te japin deshmi per ngjarjen. Nuk e dime arsyen por sic duket ata jane te frikesuar edhe pse i kemi ofruar garanci per kete - thane burimet nga prokuroria.