E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri per Zgjerimin Fule Zgjidhni krizen ose nuk ka integrim

TIRAN- Bashkimi Europian kercenon klasen politike shqiptare se nuk do te kete integrim nese me pare nuk arrihet nje zgjidhje e krizes politike qe ka perfshire vendin prej vitesh. Meshazhi eshte dhene nga komisionieri per Zgjerimin Europian Stefan Fule i cili ndodhej dje ne Tirane. Fule i beri thirrje krereve te forcave politike qe te shfrytezojne zgjedhjet e 8 majit si nje mundesi jo vetem per ta por per te gjithe Shqiptaret. Sipas tij nese nuk ka zgjidhje te krizes nuk do te kete as hapa perpara ne procesin e integrimit.

Bashkepunimi ndermjet partive per te permiresuar praktiken elektorale eshte celesi i suksesit dhe mund te perbeje ne nje mundesi per te cuar ngercin politik drejt fundit. Nese nuk gjendet asnje zgjidhje komisioni nuk do te jete ne gjendje te beje nje vleresim pozitiv ne raport-progresin e ardhshem. Ne kete menyre Shqiperia mund te ngelet prapa nga fqinjet e saj aspirues per ne BE- tha Fyle.

Shqetesuese sipas perfaqesuesit te larte te KE-se eshte mungesa e zgjatur e dialogut politik dhe funksionimi i legjislativit per veprimtarine e te cilit ai shprehu rezerva te medha. Une ftoj te dyja palet per te perdorur kete mundesi per te nxitur dialogun konstruktiv politik midis partive te ndryshme dhe per te permiresuar funksionimin e Parlamentit dhe per te levizur Shqiperine me vendosmeri dhe se bashku perpara ne rrugen per ne BE tha ai.

Komisionieri evropian per Zgjerimin theksoi se 12 pikat qe duhet te permbushen nga vendi yne jane nje axhende shume e mire qe duhet te ndiqet nga palet politike ne vend. 12 prioritetet kyce ofrojne nje orientim te qarte se si ta arrijme kete gje. Udheheqesit duhet te bisedojne me njeri-tjetrin dhe te vendosin paresore interesat e vendit.

Perfaqesuesit politike nga te dyja anet kane treguar angazhimin per integrimin dhe vullnetin per tu perfshire ne reforma. Shpresoj qe ky angazhim te shprehet edhe ne institucione te tjera si Parlamenti shqiptar. Pergjegjesia mbi implementimin e masave qendron mbi Shqiperine deklaroi Fyle.

Ne fjalen e tij Komisioneri preku edhe ceshtjen e zgjedhjeve vendore te 8 majit. Perfaqesuesi i KE-se shprehu domosdoshmerine e nje procesi zgjedhor te lire dhe demokratik sipas standardeve europiane. Fule ka zhvilluar dje takime me presidentin Topi kryeministrin Berisha dhe kryetarin e opozites Rama. Pas tyre ai pohoi se kishte marre garanci se te gjithe do te punonin per integrimin.


KE Transparence ne zgjedhjet e 8 majit
Komisioneri per Zgjerim Stefan Fyle u takua dje me kryeministrin Berisha dhe tema kryesore ishin zgjedhjet vendore. Ne takim u diskutua gjithashtu edhe mbi zgjedhjet vendore te 8 majit si dhe rendesia qe ato kane per ecurine e metejshme ne rrugen e integrimit te Shqiperise. Kryeministri i rikonfirmoi Komisionerit Fyle angazhimin e plote te qeverise shqiptare per nje proces teresisht transparent dhe per te bere cdo perpjekje per realizimin e zgjedhjeve me te mira konform standardeve nderkombetare thuhet ne njoftimin e KM.
 

Topi Duhet vullnet per zgjedhje te lira
Presidenti i Republikes Bamir Topi gjate takimit me Komisionerin Stefan Fyle shprehu besimin se me vullnetin e duhur te partive politike dhe angazhimin serioz te tyre duhet te ekzistojne te gjitha mundesite qe zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 te realizohen me sukses te plote qe te jene te drejta korrekte dhe sipas standardeve demokratike evropiane dhe ne te mire te vendit dhe qytetareve shqiptare. Ne te njejten vije ishte edhe perfaqesuesi i KE-se i cili tha se duhet te rivendoset dialogu institucional per kapercimin e ngercit politik.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›