E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari shkon ne apel

E hene 30 Janar 2012 2118

KRYEPROKURORIA INA RAMANe gjykaten e apelit ka mberritur kerkesa e prokurorise se pergjithshme per te ndryshuar masen e arrestit ndaj tre te arrestuarve per kater vrasjet e demonstrates se 21 janarit. Kerkesa bazohet ne prova e deshmi te reja per te cilen organi i akuzes do ti kerkoje apelit ndryshimin nga arrest shtepie qe vendosi gjykata e shkalles se pare ne arrest me burg. Gjithashtu per ekspertize prane FBI-se kane shkuar provat e gjetura gjate kontrollit te baneses se shefit te IT-se Armando Kasajt. Ne ditet ne vazhdim pritet te caktohet data dhe gjyqtari i mases se arrestit ne apel per tre te arrestuarit e 21 janarit. Nderkohe po sot Ina Rama ka takuar edhe prokurorin e pergjithshem britanik Keir Starmer. Ne takimin mes tyre vec reformes ne drejtesi mendohet se eshte diskutuar edhe hetimi per 21 janarin.

ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›