E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti ndodhur në fshatin Erebare në Dibër. Duke iu referuar të dhënave të policisë, mësohet se shtetasi  Elvis Asllani, i cili është dhe shoferi, ka humbur drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga.

Në këtë ngjarje të rëndë, viktimë ka mbetur 30-vjeçari Robert Sala, i cili ishte dhe pasagjeri.

Gjëndja shëndetësore e drejtuesit të mjetit sipas bluzave të bardha paraqitet mjaftë kritike.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku pritet të zbardhë plotësisht shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›