E Diel, 1 Nëntor 2026

21-vjeçarja kontakton gabimisht një polic për të vrarë burrin

SHBA - Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpallur fajtore një grua, e cila kishte punësuar një vrasës me pagesë për të vrarë të shoqin. Xhulia Merfeld, e martuar dhe me dy fëmijë, në vend që të punësonte një vrasës me pagesë për të vrarë bashkëshortin, gabimisht kishte kontaktuar një oficer policie.

Duke i kërkuar atij që ta ekzekutonte menjëherë të shoqin sepse për të ishte me e lehtë ta vriste sesa ta divorconte, 21-vjeçarja ka habitur të gjithë amerikanët, ndërsa videoja po bën xhiron e botës.

Sipas policisë, 21-vjeçarja pritet të dënohet me burgim të përjetshëm. Autoritetet thonë se qëllimi i saj ishte që të merrte siguracionin e jetës së të shoqit me vlerë 400 mijë dollarë. Vrasësin me pagesë do ta paguante me 50 mijë dollarë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›