E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në 200 mbledhje qeverie u miratuan vendime të rëndësishme për zhvillimin dhe integrimin e vendit

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha informoi miqtë e tij në rrjetin social 'Facebook' se në mbledhjen e 200-të të qeverisë, që u mbajt këtë të mërkurë, nëpërmjet mijëra vendimeve, ligjeve dhe udhëzimeve u bë e mundur firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit me BE, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, lëvizja e lirë pa viza në BE, rekomandimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. 

Për këtë të fundit, Kryeministri Berisha komentoi se rekomandimin e statusit të vendit kandidat e bllokoi Edi Rama me mos votimin e tre ligjeve, por që u detyrua ti votonte më së fundi. 

"Me këto akte u realizua reforma ekonomike dhe revolucioni fiskal, që bënë të mundur dy - tre fishimin e bizneseve të mesme dhe të mëdha, trefishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja, uljen e papunësisë, mbi dyfishimin e rrogëve të ulëta dhe të mesme dhe pensioneve të ulëta, u ndërmor projekti Shqipëria e zhvilluar, u ndërtua rruga e Kombit, gjyma e rrugës Tiranë - Elbasan, janë ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë, 1300 shkolla, 370 ujësjellësa, 420 sisteme kanalizimesh dhe qindra të tjera vepra publike", shkruan Kryeministri. 

Më tej, ai informoi se u financuan 45 mijë femerë shqiptare. Projektet kombëtare të ullirit dhe arroreve, vijoi Kryeminsitri Berisha, lëshuan shtat me shpejtësi. "Shqipëria arriti në moshën dixhitale, rriti me 14 herë përdorimin e internetit dhe sot ajo renditet në 10 vendet me rritjen më të shpejtë të turizmit në botë", u shpreh kryeministri.
Nderimin dhe mirenjohjen time më të thellë, shkruan ndër të tjera Kryeministri, ndaj të gjithë atyre punonjësve të administratës dhe të tjerë, që me mendjen, përkushtimin e tyre bënë të mundur këto arritje. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›