21-vjetori i FRESSH, Veliaj: Nefaktori i fitores më 23 qershor
Të tjera rreth shkrimit Kryemadhi: Kulisat ndaj FRESSH Majko: Si ndryshoi lulëkuqja e konsideruan lule narkotike
TIRANE - Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar feston ditën e sotme 21-vjetorin e krijimit të tij. Ceremonia festive mbahet në orën 16:00 në Pallatin e Kongreseve dhe është e hapur për të gjithë. Në këtë kontekst nuk është bërë ftesë për asnjë nga ish-krerët e FRESSH, që tashmë militojnë në parti të tjera.
Duke folur para festës, sekretari për Emigracionin dhe të Rinjtë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj vuri theksin në mbështetjen që PS me programin e saj të "Rilindjes Shqiptare", por në veçanti FRESSH u jep jo vetëm të rinjve në Shqipëri, por edhe të rinjve të Preshevës, Kosovës dhe gjithë të rinjve në emigracion, duke theksuar se të rinjtë do jenë faktori i fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ky është një shembull që po i japim të rinjve, sesi do të qeverisë Partia Socialiste kur të vi në pushtet, sesi do të jetë Rilindja shqiptare. Sot FRESSH është një pjesë vitale, shumë të rinj janë pjesë aktive të këtyre forumeve dhe japin idetë e tyre, duke kontribuar në hartimin e programit të PS-së. Në 21 vjet FRESSH kemi pasur fryte edhe nga të rinjtë që jetojnë jashtë, pasi në qendër të vëmendjes tonë nuk kemi vetëm të rinjtë e Republikës së Shqipërisë, por edhe të rinjtë e Preshevës, Kosovës dhe gjithë të rinjtë që janë në emigracion. Është shumë bukur të jesh 21 vjeç. Është koha për të lënë gjurmë në histori. Është koha të krijojmë pavarësi nga injoranca dhe papunësia. Do jemi krahu i progresit dhe faktori i fitores në zgjedhjet e 23 qershorit”, tha Veliaj.
I konceptuar në formën e një spektakli të madh, nuk mungojnë kreu i PS Edi Rama, por dhe ish-krerët e FRESSH ndër vite, i pari kryetar i këtij forumi Ilir Zela, Pandeli Majko, Gjergji Koja.
Ndërkohë që pritet të mos jetë pjesë e këtij festimi ish-kryetari i FRESSH, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ish-kryetarja e FRESSH, tashmë anëtare e kryesisë së LSI, Monika Kryemadhi. Sipas burimeve zyrtare të LSI mësohet s’do të marrin pjesë në këto festime, pasi nuk kanë ftesë zyrtare dhe meqënëse është thënë se do jetë një festë e hapur, kreu i LSI nuk mund të lëvizë pa ftesë në një eventiment të tillë.
Mësohet se do nxirren me video-projektor ecuria e këtij forumi gjatë gjithë këtyre viteve, por dhe do përcillet mesazhi i vazhdimësisë dhe solidaritetit, por edhe angazhimi për një mbështetje të fuqishme ndaj PS në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. FRESSH ka qenë një “fidaniste” e vërtetë gjatë tërë historisë së tij për Partinë Socialiste dhe kjo mund të evidentohet fare qartë nga pesha që ai ka mbajtur për reformimin e PS, por dhe për qeverisjen e vendit.
Kështu falë FRESSH, PS u anëtarësua me të drejta të plota në Internacionalen Socialiste, ndërsa i ka dhënë vendit dy Kryeministra, Pandeli Majkon e Ilir Metën, disa ministra, duke filluar me Ndre Legisin, Ilir Zelën, Gjergji Kojën dhe një numër të lartë zyrtarësh të rëndësishëm të shtetit.
Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)