E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP, Shqipëria sot nënshkruan marrëveshjen me kompaninë zvicerane

15-01-2013 / Gazeta 55

Në kuadër të projektit TAP, ministri Edmond Haxhinasto, do të nënshkruajë një marrëveshje e bashkëpunimit për furnizimin me gaz me kompaninë zvicerane "Axpo Trading Ag", njoftoi Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet zëvendëskryeministri dhe ministri i METE-s në ambientet e ministrisë në orën 11:00 të martën,15 janar.
Aksionerët e TAP-it, si kompania "Eon", "Statoil", dhe "Rurhr Gaz", po kryejnë studimet teknike në tokë dhe det të hapur për të përcaktuar gjurmët se ku do të kalojë tubacioni në Shqipëri.
Vendimin për përzgjedhjen mes dy projekteve, TAP dhe Nabucco, do ta marrë konsorciumi Shah Deniz në Azerbajxhan. Projekti fitues do të jetë gazsjellësi që do të furnizojë Europën me gazin azerbajxhanas.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›