21-vjetori i PD Topalli ne Tropoje

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ishte në qytetin e Bajram Currit për të festuar me tropojanët 21-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Zonja Topalli theksoi gjatë fjalës së saj përshëndetëse se Partia Demokratike në këto dy dekada është forca politike që ka ndryshuar më shumë vendin, vecanërisht në 5 vitet e fundit.
Nënkryetarja demokrate vecoi reformat ekonomike të qeverisë së kryeministrit Berisha, në sajë të të cilave, sic tha ajo, Shqipëria nuk u përfshi nga kriza e eurozonës dhe vazhdon me një rritje të konsoliduar ekonomike duke realizuar objektivat e zhvillimit.
Sipas zonjës Topalli, Partia Demokratike vazhdon të ndjekë vizionin me të cilin u themelua, duke shënuar arritje historike për vendin, anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza në Europë.