E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

22 makina Ford për burgjet/ Flota e re e mjeteve do të shërbejë edhe për transportin e personelit

Sistemi penitenciar apo ai i burgjeve tashmë do të ketë një flotë automjetesh edhe më cilësore. Janë 22 makina të markës FORD që i janë bashkuar këtij sistemi, makina të cilat i vijnë në ndihmë edhe personelit për transport. Në një ceremoni të posaçme me deputetë, diplomatë ministra, numri dy i qeverisë Belinda Balluku, tha së kjo flotë e re makinash bashkë me rritjen e pagave janë investimi që qeveria po bën në drejtim të punonjësve të sektorit publikë

Kjo skenografi e krijuar sot këtu është një dëshmi e modernizimit që kemi sjellë në sistemin penitenciarë. Flota prej 22 makinash të reja do të shërbejë që punonjësit e këtij sistemi të vijnë në punë dhe të kthehen në shtëpi -tha  Balluku

Por si u arrit në këtë marrëveshje dhe pse u përzgjodh “Albania Motor Kompani” për të plotësuar këtë kërkesë?

Ka qenë një procedurë e gjatë e përzgjedhjes nga ana e ambasadaës britanike si financuese e këtij projekti. Oferta jonë ishte një avantazh më shumë, pasi minibusët u dhanë nga Fordi me një garanci 5-vjeçare për 150 mijë kilometra – tha Josef Mirdita, menaxher i brendit Ford    

Sipas menaxherit të brendit Ford, kjo kërkesë u realizua në kohë rekord nga kompania duke plotësuar standardet e kërkuar.

Na ndihmoi jashtëzakonisht shumë gatishmëria e Fordit për ti prodhuar këto mjete në kohë rekord dhe për të realizuar brenda vitit dorëzimin e tyre për drejtorinë e burgjeve -sqaroi Mirdita

“Albania Motor Kompani” është një nga kompanitë lider në tregun e automjeteve në vend

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›