E Diel, 1 Nëntor 2026

22 marsi Berisha Qytetaret themeli i programit elektoral

Berisha Me 22 mars u hodhen themelet e demokracise shqiptare. 8 maji Berisha Festa e madhe e votes se lire

Diten e pare te demokracise ne Shqiperi demokratet e festuan dje permes nje ceremonie madheshtore ne Pallatin e Kongreseve dite kur qytetaret shqiptare 19 vjet me pare me vote shemben diktaturen dhe nisen rrugen e lirise. I organizuar nga Forumi Rinor i PD-se qindra te rinj kryeqytetas u bene dje pjese e rendesishme e fushates elektorale te 8 majit nga ku Kryeministri Sali Berisha premtoi se ata dhe qytetaret shqiptare do te jene shtylla kryesore e programit te se djathtes. Ne nje takim festiv madheshtor te organizuar nga te rinjte e Forumit Rinor te Partise Demokratike Kryeministri Berisha u uroi dje te gjithe shqiptareve 22 marsin diten e pare te demokracise shqiptare. Ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha shprehu mirenjohje te thelle ndaj atyre qindra dhe mijera te rinjve dhe te rejave te Shqiperise por edhe miliona shqiptareve qe me voten e tyre te lire me 22 mars te vitit 1992 hodhen themelet e demokracise shqiptare. Ne kete feste te te rinjve demokrate njekohesisht nje dite e shenuar kjo per mbare shqiptaret u be edhe prezantimi ministrit te Brendshem z. Lulzim Basha si kandidati i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes ne zgjedhjet e 8 majit. Drejtuar te rinjve Kryeministri Berisha u zotua se do te behet gjithcka per te shperblyer me mirenjohje punen perkushtimin ndershmerine dhe entuziazmin e tyre. Programi yne jeni ju programi yne jane endrrat tuaja besimi juaj bindjet tuaja. Ndaj dhe ju ftoj te mbjellim kete pranvere ne rruget e sheshet e Shqiperise ne luginat fshatrat malet e qytetet e saj lulet e shpreses lulet e fitores se thelle - u shpreh Kryeministri Berisha. Ne fjalen e tij Kryeministri Berisha rikujtoi edhe nje here fitoren e PD-se ne 22 mars te vitit 1992 duke e cilesuar ate si nje dite historike per te gjithe shqiptaret. 22 marsi eshte dita e lirise dita e madhe per shqiptaret qe ne te kater anet kerkonin nje Shqiperi tjeter nje Shqiperi evropiane - theksoi Kryeministri Berisha. Sipas tij 22 marsi i vitit 1992 eshte dita qe ndan historine dita e gezimit dhe festes se madhe. Me 22 mars shqiptaret kerkuan me voten e tyre nje Shqiperi tjeter kerkonin Shqiperine evropiane. Ata hodhen ate dite themelet e lirise dhe demokracise se tyre te ardhshme. Ishin pikerisht endrrat e tyre qe e bene vendin tone anetar te NATO-s e se shpejti edhe te Bashkimit Evropian. Jane keto endrra dhe aspirata qe e bene Shqiperine vendin e lirive dhe te drejtave njerezore. 22 marsi 1992 do te jete per vendin tone pranvera me e bukur qe ai ka pasur ndonjehere - deklaroi z. Berisha. Ai shprehu mirenjohjen me te thelle ndaj qindra e mijera shqiptareve ne diaspore te cilet mbajten te gjalle flaken e lirise se kombit shqiptar dhe dhane ndihmesen e tyre historike ne fitoren e Partise Demokratike te 22 marsit te vitit lsquo92. Nje mirenjohje te thelle le tu shprehim ne miqve tane ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes Gjemani France Itali Britani Austri te cilet 20 vjet me pare me mbeshtetjen e fuqishme qe i dhane Partise Demokratike bene te mundur fitoren tone - theksoi Kryeministri Berisha. Berisha iu referua zgjedhjeve te 8 majit duke thene se PD do te futet ne gare per ti fituar ato. Zgjedhje te lira zgjedhje te ndershme zgjedhje per ju per nenat per baballaret per motrat dhe vellezerit tuaj. Te shpallim bashke 8 majin festen e madhe te votes se lire - deklaroi z. Berisha. Sipas tij programi elektoral i Partise Demokratike ne zgjedhjet e 8 majit do te jete ai i endrrave dhe i aspiratave te qytetareve. 22 marsi do te mbetet ne memorien kombetare pranvera me e bukur e te gjithe historise sone. Por 22 marsi para se gjithash dhe mbi te gjitha eshte fitorja e dinjitetit njerezor te shqiptareve. Sot une prita nje grup te rejash e te rinjsh qe paten fatin te lindin me 22 mars te vitit 1992. Ishte takim prekes dhe emocionues. Ata paten fatin e bardhe te mos jetojne asnje dite te vetme ne diktature. Vojsava ju falenderoi ju por ne duhet te falenderojme Vojsaven te falenderojme cdo te ri e te cdo te re shqiptare te cilet qendrojne ne udheheqje te lirise se shqiptareve - u shpreh z. Berisha. Gjate kesaj feste pershendeti edhe vete kandidati per Bashkine e Tiranes z. Lulzim Basha si dhe nje vajze e lindur me 22 mars te vitit 1992.

Kandidimi i Bashes prezantimi i Ciljetes dhe batuta e Berishes

Nje prezantim para qindra te rinjve qe do ta kishte zili cdokush qe do te synonte qytetarin e pare te Tiranes me daten 8 maj. Shanset jane te Lulzim Bashes ndaj dhe menyra se si ai u prezantua dje ne mjediset e Pallatit te Kongreseve la pa goje pjesemarresit e shumte ne salle dhe mijera te tjere qe e ndiqnin nga ekrani ne oren 1220 minuta. Prezantuesja e ceremonise festive Ciljeta Xhilaga befasoi te gjithe kur ne fillim te festes ftoi ne skene per te pershendetur te rinjte z. Lulzim Basha por pa ngurruar ta quante ate kandidatin e PD-se per Bashkine e Tiranes. Ftoj para jush kandidatin e PD-se per Bashkine e Tiranes z. Lulzim Basha... - u shpreh Xhilaga nderkohe qe te rinjte valeviten flamujt ngjyre blu dhe shperthyen ne brohoritje. Ne moment z. Basha u ngrit nga vendi ku ishte ulur prane ciftit kryeministror dhe teksa shtrengoi duart me te rinjte qe dje kishin tejmbushur Pallatin e Kongreseve u ngjit ne tribunen e mbushur dhe ajo nga te tjere studente dhe anetare te Forumit Rinore te PD-se. Fjalimin e nisi me ate cfare simbolizonte data 22 mars por duke kujtuar se ne vitin 1992 ishte vetem nje 17-vjecar qe ndiqte plot kureshtje rezultatin e zgjedhjeve te asaj dite. Ne moshen 17-vjecare pata fatin e madh te isha vezhguesi me i ri qe monitoroi zgjedhjet e marsit 1992 dhe fitorja e asaj dite per kete force politike ishte ne fakt fitore per te gjithe shqiptaret - deklaroi z. Basha. Pas fjales se tij u ngjiten ne skene kengetaret Elvana Gjata dhe Jonida Maliqi nderkohe qe te rinjte u ngiten ne kembe dhe mes nje entuziazmi te madh shoqeruan ngjitjen ne tribune te Kryeministrit te vendit Sali Berisha. Te gjithe u drejtuan tek fjalet e tij duke pritur me vemendje pjesen kur do te bente prezantimin zyrtar te kandidatit demokrat Lulzim Basha. Por Berisha gjeti nje menyre plot humor dhe vertetesi njeheresh per ta prezantuar kandidatin e PD-se per kryebashkiakun e ri te kryeqytetit. Berisha duke qeshur iu referua asaj cfare kishte thene ne fillim te ceremonise Ciljeta teksa shpalli ajo e para emrin e ministrit te Puneve te Brendshme Lulzim Basha si kandidat te PD-se. Fundja ajo eshte edhe anetare e Keshillit Kombetare demokrat. Sot ne ecim drejt 8 majit ecim drejt zgjedhjeve. Ciljeta dhe Elvana i rane pikes me kandidatin qe shpallen. Kjo eshte nje dite serish per tu zotuar para jush se do te bejme gjithcka per te shperblyer me mirenjohje punen tuaj perkushtimin tuaj ndershmerine tuaj entuziazmin tuaj. Programi yne jeni ju programi yne jane endrrat tuaja programi yne jane besimi juaj programi yne jane bindjet tuaja. Ndaj dhe ju ftoj te mbjellim kete pranvere ne rruget e sheshet e Shqiperise ne luginat fshatrat malet e qytetet e saj lulet e shpreses lulet e fitores lulet e fitores se thelle - theksoi z. Berisha. Ky cast riktheu serish brohoritjen ne salle per Lulzim Bashes i cili ndiqte liderin Berisha nga mesi i salles ulur bashke me ministrin e Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj dhe ne krahun tjeter kishte zonjen Liri Berisha te rrethuar nga te rinjte dhe te reja kryeqytetase.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›