E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pakenaqurit kunder zgjedhjeve te Rames

Perzgjedhja e kandidateve plas ne PS thellohet konflikti. Deputetet zgjedhin te vetet kandidatet ankohen per grupe klanore

Edhe pse dita e djeshme ishte nje dite pushimi ne seline roze nuk munguan takimet e shumta midis krereve te bazes se rretheve dhe anetareve te larte te kryesise socialiste ne lidhje me procesin e perzgjedhjes se kandidaturave ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit 2011. Megjithese forca tjeter kundershtare e socialisteve jo vetem ka percaktuar pothuajse te gjitha kandidaturat edhe pse nuk i ka shpallur zyrtarisht por edhe ka regjistruar ne KQZ koalicionin e saj nen logon e te cilit do te garoje ne keto zgjedhje PS-ja ende nuk po arrin ti gjeje nje zgjidhje situates se krijuar rreth perzgjedhjes se kandidaturave situate e krijuar sidomos nga parregullsite ne menyren se si po zgjidhen kandidatet. Edhe dje jane zhvilluar takime te shumta si ne forme formale ashtu edhe informale ku gjithmone ne qender te diskutimit kane qene kandidaturat e opozites per te garuar ne keto zgjedhje vendore. Pa pranine e mediave kreu socialist Edi Rama takoi disa nga keta perfaqesues rrethesh te cilet paraqiten para tij nje sere emrash te mundshem kandidatesh por serish ceshtja mbeti pezull kjo pasi vete kryesocialisti nje pjese te madhe te kandidaturave i ka perzgjedhur tashme pa marre propozimet me emra kandidatesh qe vijne nga bazat socialiste ne rrethe. Edhe ne takimet e tjera informale brenda godines se selise roze jane ve re dje figura te larta te kesaj force si kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci apo edhe sekretari Organizativ Blendi Klosi ne diskutime te shumta midis tyre por edhe me disa nga perfaqesuesit e rretheve. Ne qender te diskutimeve te tyre ishin pikerisht emrat te cilet jane perzgjedhur tashme nga nje pjese e mire e rretheve si kandidate per zgjedhjet vendore. Nga nje shumesi e tille takimesh te cilat mund te duken edhe normale para nje gare elektorale vihet re serish se procesi i perzgjedhjes se kandidaturave te opozites po has veshtiresi te medha pasi edhe ata emra kandidatesh te cilet tashme mund te quhen zyrtare nuk jane pritur mire nga baza ne rrethe e cila ka kerkuar qe kjo perzgjedhje te jete me afer kritereve te percaktuara rreth tri jave me pare ne Asamblene Kombetare. Por perpos ketij problemi ditet e fundit sipas burimeve konfidenciale brenda ne seline roze eshte vene re nje nderhyrje e madhe nga ana e deputeteve socialiste kryesisht atyre te cilet konsiderohen si te perzgjedhurit e kreut socialist Edi Rama ne percaktimin e kandidaturave per kryetar bashkie dhe komune pa u marre shume parasysh sugjerimet e ardhura nga bazat ne rrethe. Kjo praktike perzgjedhjeje ne forme preferencash dhe jo ne baza kriteresh po sjell nje pakenaqesi te madhe si brenda selise roze nga ata deputete te cilet jane shprehur kunder nje praktike te tille por edhe ne bazat e PS-se ne rrethe. Keshtu ne qofte se perzgjedhja e kandidateve te opozites behet vetem nga kreu socialist dhe deputetet e afert te tij atehere propozimet e ardhura nga bazat ne rrethe me emra te shumte kandidatesh kthehen ne te panevojshme. Por po sipas ketyre burimeve edhe ne rastin kur kandidaturat e propozuara nga rrethet jane marre parasysh serish perzgjedhja eshte bere ne baze te preferencave te kryesise se vogel ne PS te drejtuar nga kryesocialisti Rama dhe disa nga deputete te njohur si mbeshtetes te zjarrte te tij. E gjithe kjo situate teper e veshtire e krijuar brenda strukturave te selise roze behet edhe me e renduar me diskutimet aspak te lehta me aleatet e PS-se ne keto zgjedhje ku ne krye te ketyre diskutimeve jane vendosur si koordinatore ish-deputeti Ndre Legisi dhe sekretari i Asamblese Kombetare te PS-se Armando Subashi. Duket se kerkesat e partive aleate sidomos ato te drejtuara nga Vangjel Dule Skender Gjinushi e Paskal Milo jane pare nga socialistet e Rames si te tepruara. Kjo situate konfliktuale ne lidhje me procesin e perzgjedhjes se kandidaturave duket se do te ndikoje mjaftueshem tek opozita ne garen elektorale te 8 majit pasi pakenaqesite per menyren e perzgjedhjes me shume mundesi do te sjellin rrezikun e madh te percarjes si ne rastin e zgjedhjeve te kaluara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›