E Shtunë, 31 Tetor 2026

22 marsi miting festiv ne Tirane

Në sheshin 'Nënë Tereza' këtu në Tiranë do të mbahet një miting festiv me rastin e 22 marsit, ditës së demokracise.

Ne zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 për herë të parë pas një regjimi të gjatë komunist dhe një partiak në qeverisje me shumicë dërrmuese të votave erdhi një forcë demokratike, Partia Demokratike e sapo krijuar pas protestave kundër komunizmit.

Me kete rast do mbahet edhe ky miting ku pritet te flase kryeministri Berisha. Ne nje mesazh shenuar ne Facebook, Kryeministri paraditen e të premtes shkruan se 22 Marsi eshte dita qe ne me voten e lire sollem ndryshimin me te madh ne tere historine tone kombetare, ndryshuam epoka, sisteme dhe kaluam nga dikatatura komuniste me çnjerezore, sistemi i shtypjes dhe mbijeteses ne skllaveri shteterore, ne sistemin e vlerave te lirise, demokracise dhe ndertimit te te ardhmes europiane qe meritojme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›