E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani dekreton anetaret e rinj te Gjykatave

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, mësohet se në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Nishani dekretoi emërimin e zotit Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Po ashtu kreu i vendit, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoi emërimin e zotit Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 125, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës dekretoi emërimin e zotit Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›