E Diel, 1 Nëntor 2026

23 qershori Meta kerkon voten e qytetareve shkodrane

Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi sot në Shkodër ekipin që do të garojë nën siglën e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. 

“Firmosëm në Shkodër aleancën e re për Shqipërinë europine dhe garantojmë se brenda dy mandateve do të integrojmë vendin në BE”, u shpreh Meta, gjatë prezantimit të këtij ekipi. 

Por ndalur nën këtë moment të rëndësishëm, Meta rikujtoi ftesën drejtuar drejtuesve të dy partive kryesore për të votuar tre ligjet e integrimit. 
“Ftoj Berishën të ngrihet mbi interesat e ngushta mbi kalkulimet e 23 qershorit, dhe t’i thotë po tre ligjeve, me qëllim që t’i japim një mesazh pozitiv qytetarëve, Europës”, deklaroi ai.

Në këtë takim, kryetari i LSI kërkoi votën e qytetarëve shkodranë duke e argumentuar këtë kërkesë pikërisht me rolin e kësaj partie në skenën politike. 

“Vendimi i aleancës me PD ishte i drejtë, LSI i respekton marrëveshjet dhe ndahet me qytetari. Por Shqipëria ka nevojë për një ndryshim, për një vizion dhe mendësi të ndryshme, e cila do ti japë fund kësja politike konfliktuale. Vota për LSI në 23 qershor i jep mundësinë shqiptarëve të ndihen të bashkuar e të qetësuar në 24 qershor. Vota për LSI është garanci për stabilitet, paqe sociale, për të çuar përpara reformat e integrimit shkodran si një lokomotivë të progresit të Shqipërisë”, vlerësoi Meta. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›