E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

23 vite nga çlirimi i Kosovë, Berisha: Kjo është një dite e shënuar historike për Kosovën, kombin shqiptar dhe NATO-n

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në rrjete sociale për 23 vjetorin e clirimit të Kosovës nga serbët në një ofensivë ushtarake të drejtuar nga SHBA-të dhe NATO.

“23 vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove! Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bombardimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove. Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO! sb”, shkruan Berisha. /rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›