E Diel, 1 Nëntor 2026

23-vjecari: Ishim në shtëpi kur babai donte të vriste mamin, unë i ndava

Ndërhyra për të ndaluar vrasjen e nënës. Babai ishte i dehur dhe nuk dinte se çfarë bënte”. Kështu e nis rrëfimin e tij 23-vjeçari Emiljano Macalla, i cili dy ditë më parë ka parandaluar vrasjen e nënës së tij, pas zënkës së saj me bashkëshortin. I riu pohon për “Gazeta Shqiptare” se nëna dhe babai i tij kanë pasur herë pas here konflikte me njëri-tjetrin. 

Vetëm dy ditë më parë, në zonën e Poligrafikut është shënuar një tjetër skenë e dhunshme mes Shpëtim Ukut dhe ish-bashkëshortes së tij, e cila ka lindur pas një debati për motive xhelozie. 47-vjeçari pasi është kthyer i dehur në shtëpinë e tij, ka debatuar me ish-bashkëshorten dhe më pas debati ka degraduar deri në përdorimin e thikës, e cila ndodhej në tavolinën e bukës. 

Por ka qenë ndërhyrja e 23-vjeçarit dhe ajo e policisë, që ka bërë të mundur parandalimin e krimit në familje. Elvira Macalla prej afro një viti ka pasur urdhër mbrojtje nga gjykata, afati i të cilës kishte përfunduar ditët e fundit.

(Intervista e plote sot në GazetaShqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›