Berat, automjeti përplas 3të mitur në qendër të qytetit

BERAT - Një aksident rrugor sa nuk ka rrezikuar jetën e tre të miturve ndodhi sot në mbrëmje në Berat rreth orës 20:30.
Një automjet me targë AA 026 BV, që drejtohej nga Lulzim Dudushi, 53 vjeç, ka aksidentuar 3 fëmijë në qendër të qytetit. Ata ishin duke kaluar rrugën me të ëmën e tyre. Sipas burimeve të para nga vendngjarja kanë qenë fëmijët ata, që i kanë ndërprerë rrugën automjetit.
Fëmijët janë: K.K (3 vjeç), M.K (7 vjeç), motër e vëlla dhe E.K (4 vjeç), kushërira e tyre.
Ata janë transportuar në spital prej vetë drejtuesit të automjetit dhe mjekët thonë se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia vazhdon hetimet për rrethanat e aksidentit.
(Ne foto: Njeri prej femijeve te aksidentuar)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)