E Diel, 1 Nëntor 2026

23 vjeçari merr peng një burrë te "Brryli" dhe e mbyll në shtëpi nën kërcënimin e thikës

23 vjeçari merr peng një burrë te "Brryli" dhe e

Një 23 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga Shërbimet e Komisariatit nr.1 në Tiranë, pasi kishte kërcënuar dhe marrë peng një shtetas tjetër. Nën kërcënimin e thikës, ai i ka marrë një burri 53 vjeç celularin dhe e ka mbyllur në një banesë private.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Brryli", për zbardhjen e këtij rasti. 

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular", njofton Policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›