VIDEO/ “Na thoshit që Berishës s’guxojnë t’i vjedhin vota”, debate të forta mes Nokës dhe Abilekajt, deputeti: O zotëri, çfarë të bëjë opozita, të marrë kallashin?
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për zgjedhjet 14 Majit ku dhe tha theksuar se nuk do të pranojnë rezultatin pasi ka qenë një masakër zgjedhore.
Gjatë fjalës së tij, Noka është kundërshtuar nag analisti Enton Abilekaj, i cili i tha deputetit se që prej fillimit e dinin se kryeministri Edi Rama nuk mundet me votë.
Noka pohoi se që prej fillimit ishin në dijeni për masakrën që mund të bëhej në këto zgjedhje, por s’mund të hapnin panik te qytetarët.
Pjesë nga debati:
Noka: Po të kishim hapur panik do merrnim 200 mijë votues, sepse është studim po ndolle panik para zgjedhjeve.
Enton Abilekaj: Ju kemi thënë që Edi Rama nuk mundet me votë,me keni thënë që Berishës nuk guxojnë ti vjedhin votën.
Noka: Janë blerë votat, nuk janë vjedhur. Zotëri unë jam fajtori apo ai që masakroi, ti merresh me mua, më akuzon mua, ti zotëri gjen të keqen te opozita. Më thuaj mua çfarë të bëjë opozita
Abilekaj: Opozita mos marrë pjesë në zgjedhje, ose të mbrojë votën ose mos marrë pjesë
Noka: E provuam në 2019 i mori të gjitha në tavolinë, e provove ja fali të gjitha. Të mbrojëm votën me kallash? Si ta mbrojmë votën
Abilekaj: Të gjitha këto që the ju i dinit o zotëri.
[video width="1136" height="672" mp4="https://newsbomb.al/wp-content/uploads/2023/05/noka.mp4"][/video]
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
