240 fluturime ulje-ngritje në TIA, nga destinacione të ndryshme ndërkombëtare

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” vazhdon të jetë pika kryesore e hyrje daljeve të udhëtarëve në Shqipëri.
Vetëm mbrëmjen e së enjtes janë kryer 240 ulje e ngritje avionësh nga destinacionet më të ndryshme ndërkombëtare.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
“Pamje spektakolare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës natën e mbrëmshme!. 240 fluturime ulje-ngritje nga destinacionet më të ndryshme ndërkombëtare”, shkruan zonja Balluku.
/ rtsh.al /