E Martë, 3 Nëntor 2026

Banka e Shqipërisë dhe Euro, shënohet shifra më e lartë e vëllimit të shkëmbimeve valutore

Bazuar në shifrat e Bankës Qendrore, në tremujorin e dytë të vitit 2024, Shqipëria pa një shpërthim tregtimi Forex, me volumet që u rritën më shumë se 3.5 miliardë euro. Norma vjetore e rritjes u rrit në 30%, një kërcim dramatik nga 16% në tremujorin e parë dhe vetëm 11.5% vitin e kaluar. Ky është grafiku që paraqet vëllimet e tregtimit në tregun valuator shqiptar nga tremujori i parë i vitit 208 deri aktualisht.

Vini re grafikun rritës në vite që tregon tendencën e bankës qendrore për të këmbyer valutë në tregun valutor.

Grafiku tregon një “shpërthim tregtimi Forex”, që i referohet një rritje të papritur dhe të madhe në aktivitetin e tregtimit në tregun e këmbimit valutor (Forex). Sipas ekspertëve të tregut të këmbimit, kjo mund të ndodhë për disa arsye, si p.sh.: kur ka lajme me të dhënave të rëndësishme ekonomike, si raportet e papunësisë, inflacionit, ose ndryshimet në normat e interesit. Apo edhe në rastet e ngjarjeve të mëdha politike, si zgjedhjet, referendume, ose ndryshime në qeveri, që ndikojnë në besimin e tregut. Shpërthime të FOREX ka edhe nga një veprimtari e shtuar nga spekulatorët, që përpiqen të përfitojnë nga lëvizjet e çmimeve të monedhave.

Të gjitha këto çojnë në vendime të bankave qendrore për të ndryshuar normat e interesit, ose për të ndërmarrë masa të tjera monetare. Sikurse njihet në teori, këto shpërthime mund të çojnë në lëvizje të mëdha të çmimeve të monedhave dhe të krijojnë mundësi për fitime të mëdha, por gjithashtu rrisin rrezikun për humbje.

Tregtimi në Forex, me pak fjalë, nënkupton shkëmbimin e një monedhe të huaj për një monedhë tjetër me qëllimin e përfitimit nga lëvizja e çmimeve të tyre relative.

Në Shqipëri, tregtimi në FOREX ka ndihmuar bankën qëndrore të sigurojë rezerva të konsiderueshme valutore si dhe të ruajë tregun monetar nga goditje të ofertës dhe të kërkesës monetare, që vjen edhe nga abuzimet në këtë treg e deri pastrimi i parave të pista.

Tregu i FOREX njihet si tregu financiar më i madh dhe më likuid në botë, me triliarda dollarë të tregtuar çdo ditë. Aktualisht mban një qarkullim global të përllogaritur ditor prej më shumë se 6.5 triliard dollarë, duke u rritur nga 5 triliard dollarë në vetëm disa vjet.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›