E Diel, 1 Nëntor 2026

2400 shoferë gjobiten për shkelje rrugore ne Vlorë/ Monitorim intensiv nga policia

Policia Rrugore e Vlorës ka kryer monitorim intensiv të qarkullimit, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, për rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut.

Sipas policisë, në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore janë drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, shkelje që përbëjnë ndër shkaqet kryesore të ngjarjeve rrugore me pasoja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›