E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret gruan në banesën e vajzës / Zbardhen detajet e reja

Detaje të reja zbardhen rreth ngjarjes së fundit që ka tronditur Tiranen.
Hysni Patushi, autori i vrasjes se gruas se tij, zbulohet që e ka kryer vrasjen në banesën e vajzës, për këtë arsye ështe shoqëruar ne polici edhe dhëndrri i tij,

58-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e vajzës, ku po kujdesej për dy nipërit e mitur, kur u godit me thikë në gjoks. Bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ishte i dehur, u kap në Kamëz pas arratisjes. Policia gjeti pranë vendngjarjes edhe thikën e përdorur në krim.

– Lumturie Patushi po kujdesej për dy nipërit e saj të mitur, në shtëpinë e vajzës, kur u sulmua me thikë në gjoks nga bashkëshorti i saj. 58-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, por plagët rezultuan fatale dhe ajo nuk mundi të mbijetonte.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 10:20 të kësaj të shtune, në një apartament në rrugën “Panorama”, në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”, në Tiranë. Në banesë ndodheshin dy nipërit e viktimës, njëri prej të cilëve 14 vjeç, si dhe dhëndri i çiftit.

I dyshuari për vrasjen, Hysni Patushi, 69 vjeç, u largua nga vendngjarja, por arratisja e tij zgjati pak. Policia e lokalizoi dhe e kapi në Kamëz, ndërsa pranë vendit të ngjarjes gjeti edhe thikën e përdorur në krim. Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka qenë i dehur në momentin e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›