25 të vdekur në një sulm vetëvrasës në Bagdad
Zyrtarë irakianë thonë se nga një sulm vetëvrasës në Bagdatin verilindor humbën jetën të paktën 25 persona dhe 50 të tjerë u plagosën.
Policia tha se autori i sulmit të sotëm vuri në shënjestër një ceremoni varrimi në qytetin Jalawla të provincës Diyala.
Po sot më parë, policia irakiane njoftoi se nga shpërthimi i një bombe në pjesën perëndimore të kryeqytetit u vranë të paktën 8 veta dhe u plagosën 16 të tjerë.
Shpërthimi i sotëm në një stacion autobuzi në distriktin Abu Ghraib është i dyti i madh në atë zonë në dy javët e fundit.
Më 10 mars, autori i një sulmi vetëvrasës hodhi veten në arë në një treg të distriktit Abu Ghreib, duke vrarë 33 njerëz, mes tyre udhëheqës fisnorë, zyrtarë të sigurimit dhe gazetarë. //ad//