250 milionë dollarë për një pikturë

Një vepër e vitit 1893 e piktorit francez Paol Cezanne u shndërrua në pikturën më të shtrenjtë në botë, pasi u shit për plot 250 milionë dollarë, duke lënë pas pikturën ‘No 5’ të vitit 1948 të Jackson Pollock, e shitur në 2006 për 140 milionë dollarë.
Siç shkruan ‘Vanity Fair’, piktura është blerë që në muajin prill të vitit 2011 nga familja mbretërore e Katarit, por vetëm tani janë bërë të ditura detajet e blerjes.
Bëhet fjalë për veprën “Lojtarët e letrave” të Cezanne. Piktura tregon dy persona të cilët luajnë letra, një moment i jetës së përditshme në Francë në fund të shekullit 19.
‘Vanity Fair’ shkruan se për të bërë të sajën pikturën, familja mbretërore e Katarit mori pjesë në një ankand ku ofroi më shumë se dy tregtarët më të zëshëm në botën e artit, Larry Gagosian dhe William Acquavella.
Piktura, tashmë pronë e Katarit, është ekspozuar në muzeun e arteve pamore në Doha.