E Shtunë, 31 Tetor 2026

27 janari, bota përkujton viktimat e Holokaustit

27 janari, Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Kjo datë na rikthen edhe një herë në memorje ditën kur trupat sovjetike çliruan kampin e vdekjes të nazistëve gjermanë, në Aushvic Birkenau në Poloni, në vitin 1945.

Nga viti 2005, kjo ditë është shpallur Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Këtë vit, temë e përkujtimit është Fëmijët dhe Holokausti. Rreth 1.5 milionë hebrenj europianë janë vrarë në Holokaust, së bashku me 4.5 milionë hebrenj të tjerë, përfshirë meshkuj dhe femra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›