Rikthim në kujtesë, grupi ABA me një këngë të re
Grupi suedez ABA, të mirënjohur për këngët legjendare si Mama Mia, Densing Kuin e Uoterlu, tashmë kanë bërë publik planet e tyre.
Kjo bandë do të ripublikojë albumin e tyre më të fundit The Visitors, përfshirë edhe një këngë e cila nuk është dëgjuar më parë, në 23 prill të këtij viti. Për herë të parë, ky album është publikuar në vitin 1981.
Duke iu referuar revistën Rolling Stones, ky do të jetë incizimi i parë i ri i grupit, që prej ndarjes në vitin 1982.
Në vitin 2009, u përfol sikur ky grup do të jepte një koncert privat për kryeministrin rus, Vladimir Putin, ndërsa më pas ky lajm u përgënjeshtrua.