E Diel, 1 Nëntor 2026

27-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në Spitalin e Traumës

Një 27-vjeçar nga Bathorja ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas burimeve nga spitali i Traumës, i riu, i identifikuar si Roland Toshi, është dërgua në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht përpjekjeve nga bluzat e bardha, 27- vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Deri më tani dyshohet se teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

Disa ditë më parë i riu u përfshi në një aksident rrugor. Ndërkohë që lëvizte nga qendra e Kamzës në drejtim të rrugës “Berisha”, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përplasi një makinë policie që po patrullonte në zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›