E Shtunë, 31 Tetor 2026

28 Nentori Festime ne te gjithe Tiranen

TIRANE- Bashkia e Tiranes fton te gjithe qytetaret te behen sot pjese e festimeve dhe aktiviteteve qe jane organizuar per 99 vjetorin e pavaresise.
Dita ne Tirane do te jete e mbushur me aktivitete te shumta ku te gjithe mund te gjejne ate qe duan.

Ne rrugen Murat Toptani celet panairi Blej Shqip ku do te ekspozohen dhe tregtohen produkte shqiptare. Po ashtu Ansambli i Tiranes do te performoje valle te te gjitha krahinave pergjate rruges pedonale.

Femijet do te jene pjese e rendesishme e festimeve per 28 Nentorin. Ne parkun Rinia trupa e cirkut do te shfaqe premieren Thesaret e Cirkut. Teatri Metropol do te luaje nje pjese per vogelushet ne terren te hapur. Vogelushet qe prej kohesh ndjekin kurse artistike prane qendres TEN do te performojne nje kolazh kengesh vallesh popullore pjese me violine kitare etj.

Ne bashkepunim me Liceun Artistik do te organizohet nje ekspozim pikture interaktive me teme Shqiperia ime. Aktiviteti do te shoqerohet nga Kori i Femijeve te liceut dhe instrumentistet e Kamerates se Tiranes.

Per here te pare vijne ne menyre origjinale protagonistet e pavaresise se Shqiperise. Aktoret e Teatrit te Metropolit ne bashkepunim me Teatrin Kombetar do te interpretojne Ismail Qemalin Isa Boletinin Luigj Gurakuqin Murat Toptanin Marigone etj. Kushdo qe ka deshire te kete nje foto me keto personazhe mund ta realizoje ne kendin e fotografise para galerise se arteve.

Tek Galeria Kombetare e Arteve do te shfaqet me aparature tradicionale jo dixhitale ne ambjent te hapur filmi Nentori i dyte. Atmosfera festive do te kulmoje me koncertin e madh ne oren 1800 ne Sheshin Nene Tereza ku do te marrin pjese kengetaret me te njohur shqiptare. Bashkia e Tiranes fton edhe nje here te gjithe shqiptaret te festojme se bashku ne Tirane Diten e Flamurit dhe te Pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›