E Diel, 1 Nëntor 2026

28 NentoriValentina Duka Flamuri i vertete u dogj

Shpresat per ta rigjetur Aktin e Shpalljes se Pavaresise ndoshta mund te jene me te medha se per flamurin. Keshtu shprehet historiania e njohur Valentina Duka ndersa diskutojme misterin e dy simboleve te vyera te Pavaresise te cilat i mungojne muzeve tona.Po ku na drejtojne keto shpresa Duka thote se ka nje variant qe dokumenti i Pavaresise i fotografuar ne 1937 nga Lef Nosi dhe I mbajtur per disa vite i fshehur si relikte mund te kete ikur se bashku me nje numer te madh dokumentesh ne Jugosllavi pas Luftes se Dyte Boterore. Ndersa per flamurin e vertete te ngritur me 28 Nentor 1912 nga Ismail Qemali Valentina
Duka thote se eshte djegur ne shtepine e bejlereve te njohura te Delvinajve. Ajo shpjegon detajet pse e beson kete argument
Znj.Duka A ka ndonje gjurme per zbardhjen e misterit qe mbeshtjell dy reliktet tona te Pavaresise flamurin dhe Deklaraten

Sigurisht qe flamuri dhe Akti i Shpalljes se Pavaresise jane dy dokumentet me te rendesishme te asaj dite te madhe te shqiptareve kur u shpall Pavaresia. Sa i takon flamurit vazhdimisht jane bere kerkime jane hedhur hipoteza se kush e zoteroi kush e coi ne doren e Ismail Qemalit etj. Historiografia e kohes se monizmit per shume arsye nuk deshi te permendte emrin e Eqrem bej Vlores per faktin se ai ishte pjesetar i qeverise kuislinge te Luftes. Per kete arsye kjo historiografi flamurin e kesaj dite e lidhi me emrin Marigo Pozios nje zonje te nderuar vlonjate nje aktiviste e te drejtave te grave te qytetit te Vlores nje qendistare e talentuar e flamurit shqiptar. Por shume dokumente nuk na cojne tek perputhshmeria e flamurit qe ka qendisur ajo me flamurin qe valeviti Ismail Qemali ne momentin e shpalljes se pavaresise. Kjo pasi jane dy momente te ndryshme. Gazeta Dielli e viteve te pavaresise shkruan
se ky flamur qe u ngrit ne momentin e shpalljes se Pavaresise u soll nga diaspora
shqiptare e Amerikes. Ka te tjere qe shkruajne se flamuri u soll nga delegatet qe erdhen nga Bukureshti per te marre pjese ne Kuvendin e Vlores. Por nje gje eshte thuajse e pranuar nga te gjithe historianet. Faik Konica ne gazeten e tij Albania pasi zbuloi te Marin Barleti ate qe konsideronte si simbol te shqiptareve flamurin e kuq me shqiponjen me dy krere e beri ate sigel te gazetes Albania. Dhe pasi e beri kete shqiptare te pasur por edhe pinjolle jo shqiptare por qe mendonin se kishin lidhje gjaku me Shqiperine si Aleandro Kastrioti filluan ta prodhojne ne menyre industriale dhe ta perdornin ate si peshqesh per shqiptaret per miqte e tyre. Nderkohe diaspora shqiptare e Amerikes e prodhoi ate ne menyre industriale per ata vullnetare qe vinin nga diaspora ne Shqiperi dhe qe moren pjese ne kryengritjen e viteve 1910 1911 1912. Ata ne ceta qe ishin prane kryengritjeve e mbanin kete flamur. Pra ishte po kjo kopje qe u nxor nga sigla Albanise. Nje nga keto kopje te prodhuara nga Alehandro Kastrioti iu
dha Eqrem bej Vlores gjate nje udhetimi te tij ne Paris ne 1908. Sipas kujtimeve te tij ky ishte nje nga peshqeshet me te bukura qe ishin bere dhe e vendosi ne kornize ta mbante mbi krevatin ku flinte ne dhomen e tij. Ne momentin e shpalljes se Pavaresise ai ishte pjese e lojes por qe nuk ndodhej ne Vlore ndodhej ne Malesite e Himares ne luften kunder grekeve. Jemi pra ne periudhen
e luftes se pare ballkanike. Ne momentin e shpalljes se pavaresise nje
nga punetoret e shtepise i thote miqve te Vlorajve qe ne shtepine e zoterise te saj ndodhej ky flamur te cilin ajo mund ta merrte vetem per momentin sa ta valevinte e te kthehej prape si pronesi e Eqrem bej Vlores. Kete fragment jep Eqrem bej Vlora ne kujtimete tij te cilat nuk mund te merren 100
te verteta. Sidoqofte nga kerkimet qe kemi bere ne arkivat shqiptare jo per kete ceshtje po per ceshtje qe lidhen me marredheniet shqiptaro-
greke ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne dosjen e Ambasades shqiptare ne Athine per faktin se Eqrem bej Vlora ishte minister shqiptar ose ambasador i Shqiperise ne Athine gjate asaj kohe u gjeten disa dokumente
shume te rendesishme. Ishte nje korrespondence ku ministri I puneve te Jashtme te asaj kohe bente me vartesin e tij me Eqrem bej Vloren per ceshtjen e flamurit. Vete mbreti kishte urdheruar qe te gjendet ky flamur per tu vendosur ne muzeun qe do te ndertohej me rastin e 25- vjetorit te Pavaresise. Kerkimet u bene ne prefekturen e Vlores nga prefekti. Jam e bindur se kerkimet nuk u bene qe ne historianet sot te genjejme ose qe ne historianet te japim variantet qe jepte Eqrem bej Vlora apo te tjere. Por kerkimet u bene me urdher te mbretit. Pra nuk guxonte kush te mashtronte mbretin dhe as qe kishte gjasa ne ato vite per kete gje. Ke kohen qe beheshin keto kerkime Marigoja ka qene vete gjalle dhe prefekti i Vlores ne nje leter qe i dergon administrates se mbretit thote se nga kerkimet qe kemi bere rreth e qark prefektures ceshtjen e flamurit qe valeviti Ismail Qemali ne momentin e shpalljes se Pavaresise te gjithe e lidhin me emrin e Eqrem bej Vlores. Pastaj kemi korrespondencen e mbreterise me Rauf Ficon ministrin e Jashtem dhe me tej te Raufit me Eqrem bej Vloren i cili vec
shpjegimeve qe ben ne kujtimet e tij jep edhe ato shpjegimet e tjera qe per ne shqiptaret jane te dhimbshme sa i perket rendesise muzeale qe kane keto simbole ku ai thote qe ky flamur u dogj bashke me nje grup sendesh te tjera te vlefshme ne shtepine e bejlereve te Delvines ne kohen kur ata u perndoqen nga ushtria vorio-epirote qe kishte shpallur Pavaresine e Epirit. Eqrem bej Vlora kembengul ne kete document ku ai jep edhe emrat e mbi 20 deshmitareve qe ti pyeste mbreteria te cilet kishin informacion per kete gje. Sipas tij ky flamur eshte djegur ne shtepine e ketij Beu nga Delvina se bashku me te gjithe pasurine e tij nga vorio-epirotet dhe une mendoj qe ky eshte varianti pothuajse me i besueshem per ceshtjen e flamurit. Ne qofte se do ta marrim 100 te besueshem
qe per mua eshte i tille per vete faktin se burimet qe na japin informacion
jane burime te dores se pare jane burime te prodhuara per mbretin e Shqiperise e qe nuk guxonte askush ta genjente. Atehere kjo na con ne faktin se flamuri qe ka valevitur Ismail Qemali ne oren dy te dates 28 kur u shpall Pavaresia nuk gjendet me. Te gjithe edhe Eqrem bej Vlora dhe te gjithe kronikanet e tjere te kohes flamurin tjeter qe qendroi varur ne seline e vlorajve qe qeveriste Ismail Qemali e lidhin me emrin e Marigose e cila qendisi nje flamur te dyte duke u mbeshtetur ne maketin e ketij flamuri ky nuk e di mbase ka gjasa te gjendet.
Por sa i takon flamurit qe u valevit ne momentin e shpalljes se pavaresise nese do ta marrim 100 te besueshem variantin e mesiperm do te thote se ai eshte djegur .

Nese i referohemi asaj letres qe citni thuhet se atje ne shtepine e Delvinajve perfaqesuesit e vorio-epiroteve e perdhosen simbolin tone. Greket e bene me qellim kete djegie te simbolit
Ai thote qe ata dogjen cdo gje te kesaj familjeje te cilen e quanin familje patriote shqiptare e cila ishte kunder shpalljes se shtetit vorio-epirot ne jug te Shqiperise. Keshtu qe ata nuk u futen ne shtepi per te djegur flamurin. Ata u futen per te djegur sarajet e kesaj familjeje patriotike. Nuk jam e bindur nese ata ushtare greke qe ndoshta nuk e kishin pare asnjehere flamurin e shqiptareve e dogjen per te perdhosur simbolet apo jo por nje gje eshte e sigurt ata dogjen sarajet e nje familje patriotike shqiptare.

Eqrem bej Vlora ne momentet e shpalljes se Pavaresise ishte duke luftuar ne Himare kunder grekeve. Po ky fakt kishte lidhje
Nuk besoj sepse ishin dy gjera qe ndoshta nuk mund te lidhen me njeratjetren. Eqremi ishte duke luftuar por ne kohen kur ata dogjen flamurin domethene sarajet e Delvinjoteve ne Shqiperi kishte ardhur Vidi ishte qeveria e Vidit kishte kontekst tjeter domethene. Nuk besoj sepse ata ndoshta nuk e dinin se ne shtepine e ketyre bejlereve te kishte edhe relikte te Eqrem bej Vlores te cilat ishin larguar nga Vlora qe heret per ti mbrojtur nga djegiet qe i bene fshataret e Shqiperise se mesme atyre bejlereve qe ishin me orientim perendimor. Une nuk besoj se ata ushtare greke te urdheruar nga eproret e tyre ta dinin qe po digjnin edhe pasurine e Eqerem bej Vlores. Ata u futen te shkaterronin gjithcka te kesaj familje bejleresh delvinjotesh qe ata e quanin si familje patriotike shqiptare qe ishte kunder filozofise se qeverise se vorio-epirit.

Te kalojme pak tek Deklarata e Pavaresise. Cfare dime per te Cfare misteresh e shoqerojne historine e saj
Deklarata e Pavaresise mund te kete me shume mundesi po themi hipotetikisht te gjendet. Nuk kemi asnje informacion se eshte djegur shkaterruar. Jemi me idene qe mund te jete fshehur. Te gjitha gjasat te cojne tek fshehja e saj tek nje emer shume i njohur i Shpalljes se Pavaresise Lef Nosi i cili jo vetem qe ishte nje patriot i shquar i kesaj kohe kuisling i Luftes se Dyte Boterore koleksionist I shquar dhe njohes i burokracise. Ne qofte se nuk do te ishte Lef Nosi nuk do te kishim asnje dokument edhe nga kuvendi i mbledhjes se Qeverise se Vlores sepse ai i ka mbrojtur ai ka mbajtur me konsekuence te gjithe protokollin e Kuvendit te Vlores Nderkohe nga te gjithe dokumentet qe disponojme nga ata qe ai eshte shprehur vete thuhet se ai mori me vete edhe dokumentin qe u firmos po ate moment nga shqiptaret qe shpallen pavaresine. Mund te jete kjo dhe dikush thote e ka fshehur e ka mbrojtur etj. Por ndoshta ne ate moment per shkak te entuziazmit qe kishin patriotet shqiptare ne shpejtesine me te cilen ata e firmosen vetem e vetem qe ta shpallnin nje ore e me pare pavaresine mund te jete zhdukur mbase jo qellimisht por nga pakujdesia e tyre nga mosnjohja e rregullave te themi te
shtetit. Per kete shkak mund te jete grisur apo mund te jete zhdukur. Por mendoj
vetem nga pakujdesia sepse qellimi i tyre ishte te shpallnin menjehere pavaresine dhe jo te ruanin dokumentet. Ne nxitim e siper disa e firmosen disa te tjere nuk e firmosen. Por ka nje variant qe dokumenti fotokopja e te cilit tani qarkullon ne te gjithe duart e mediave eshte ekspozuar ne vitin 1937 me rastin e 25-vjetorit te Pavaresise dhe pastaj perseri eshte mbajtur i fshehur si relikte. Me tej mendoj se ka ikur se bashku me nje numer te madh dokumentash ne Jugosllavi pas Luftes se Dyte Boterore. Sidoqofte nuk e di sa i vertetuar eshte ky variant.

Ne nje interviste te botuar ngaShqiptarja.com sternipi i Ismail Qemalit Darling Vlora publikoi faktin se ekziston nje fotografi e dokumentit te Pavaresise ne nje nga botimet e fundit qe eshte e ndryshme nga ajo e Lef Nosit. A na ben kjo te besojme se dokumenti eshte fotografuar me vone
Nuk kam asnje informacion dhe nuk besoj mund te merret si i vertet. Varet nga burimi qe e servir sepse ne keto momente kur njerezit jane te ekzaltuar e deshirojne te quhen si te paret qe po ekspozojne kete dokument mund te kete dhe shume materiale fakte false qe mund te hidhen ne qarkullim. Por gjithashtu nuk mund te them qe ky document qe ju po thoni e qe nuk e kam pare mund te jete 100 i vertete por mund te kete edhe 1 te vertetesise. Une e besoj Lef Nosin nga fakti se me shume se kushdo ai ka mbajtur me fanatizem cdo gje qe u diskutua ne Kuvendin e Vlores dhe keto jane botuar me rastin e 90- vjetorit te shpalljes se Pavaresise nga Instituti Historik. Me siguri qe ishte njeriu qe e qemtoi kete dokument. Keshtu qe variantin e Lef Nosit une mendoj qe mund jete me i besuari por duke qene se lidhet me kujtimet e tij nuk mund te them qe eshte baraz me te verteten.

A ka ndonje arkiv qe nuk eshte i hapur deri me sot ku ne mund te shpresojme te gjejme aty dicka
Nese besojme variantin qe dokumenti i Pavaresise eshte marre me nje sere dokumentesh te tjera nga jugosllavet pas luftes se dyte boterore atehere le te shpresojme sekjo eshte e vertet. Une nuk e besoj dhe nuk kam pare ndonje dokument zyrtar per te vertetuar kete por ne qofte se i marr te mireqena komentet qe bejne koleget e mia e qe kane me shume informacion mund te kemi shprese qe mund te ndodhet atje. Do te tregohesha folklorike ne qofte se do te thosha qe vertet ndodhet atje. Mundet qe dikute jete fshehur ne ndonje familje dhe mundet qe kerkimet e vazhdueshme ta zbulojne mundet qe Lef Nosi ta kete fshehur ne ndonje banke si thesar dhe mund te zbulohet por ne fakt mund te zbulohet edhe ndonje dokument tjeter i cili mund te mos jete i barabarte me kete qe thone por nuk besoj se mund te gjendet ne arkivat e huaja sepse ne Kuvendin e Vlores nuk eshte ndodhur ndonje eksponent i huaj i cili mbajti shenime dhe e mori kete per ta pasur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›