28 Nentori Kosova vishet kuqezi

Prishtina eshte e mbushur sot me flamuj kuqezi me rastin e 28 Nentorit Dites se Pavaresise se Shqiperise.
Megjithese 28 Nentori nuk radhitet ne mesin e festave shteterore ne Kosoven qe u shpall e pavarur me 17 Shkurt 2008 shqiptaret e ketij vendi e cilesojne ate si Diten e Famurit Kombetar duke e kremtuar ne forma te ndryshme.
Mijera flamuj me shqiponjen dykrenare valeviten neper rruget dhe sheshet e Prishtines qe jane veshur me ngjyrat kuq e zi. Flamujt jane vendosur nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare te cilat kane paralajmeruar dhe koncerte me grupet me te njohura.
Komuna e Prishtines nga ana e saj ka planifikuar nje numer aktivitetesh festive perfshire dhe nje program te pasur kulturo-artistik ndersa kjo dite do te festohet deri naten vone ne te gjithe Kosoven.
Ne sheshin ku ndodhet monumenti i Gjergj Kastriotit - Skenderbeu pritet qe kreret me te larte te vendit te vendosin kurora me lule per tu zhvendosur me pas ne Prekaz ne Kompleksin Memorial Adem Jashari ku nderojne te gjithe shqiptaret.
Kryeministri ne detyre i Republikes se Kosoves Hashim Thaci dhe Presidenti ne detyre Jakup Krasniqi do te marrin pjese dhe ne ceremonine e zbulimit te pllakes se emertimit te Aeroportit Nderkombetar te Prishtines me emrin e Heroit komandantit legjendar Adem Jashari. Ne kete ceremoni eshte paralajmeruar pjesemarrja e personaliteteve te larta edhe nga Shqiperia Maqedonia etj.
Dita e Flamurit dhe e Pavaresise se Shqiperise si dite e gjithe kombit festohet tradiconalisht ne Kosove edhe kur ishte e ndaluar nga regjimi serb.