E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dodik Imponimi nuk lejon zgjidhje te qendrueshme

Kryetari i Republikes Serbe te Bosnjes Milorad Dodik ka theksuar se nderkombetareve i eshte bere e qarte se me dhune dhe imponim
nuk arrihen zgjidhje te qendrueshme ne Bosnje dhe Hercegovine.

Ai u ka thene mediave serbe se po ta kishte kuptuar kete me heret bashkesia nderkombetare Bosnja do te dilte nga gjendja e gjysmeprotektoratit.

Ai ka komentuar rolin e perfaqesuesit te larte te bashkesise nderkombetare ne kete shtet.

Dicka qe eshte dashur te jete zgjidhja perfaqesuesi i larte e shnderroi ne burim te pothuaj te gjitha problemve ne Bosnje. Me veprimet e tij e ka prishur dialogun e politikaneve vendore dhe ka pamundesuar arritjen e konsensusit te brendshem ka thene Dodik per te shtuar se Bosnja do te mbetet ne kete gjendje nese komunitetet te etnive te ndryshme ne Bosnje shohin ne perfaqesuesin nderkombetar avokatin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›