E Enjte, 5 Nëntor 2026

2800 turistë kanë vizituar në muajin dhjetor kishat në Voskopojë

Më shumë se 2800 turistë kanë vizituar objektet e kultit në fshatin turistik të Voskopojës gjatë muajit dhjetor nëpërmjet guidave turistike që ofron Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë. Një gjë e tillë bëhet me dije nga Gjergji Koki drejtor në  Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë. Koki shprehet se në periudhën e dimrit kjo drejtori ofron guida për fshatin Voskopojë si dhe guida në fshatin Vithkuq.Sipas tij fluksi i turistëve ka qënë mjaft i lartë kryesisht në Voskopojë duke e bërë të pamundur ofrimin e guidave për të gjithë vizitorët.

Sa i përket guidave në fshatin Vithkuq numri i turistëve ka qënë më i ulët.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë krijon guida për turistët jo vetëm ne sezonin e dimrit por edhe në sezonin e verës ku këto guida janë edhe më të zgjeruara në territorin e Pustecit por edhe Pogradecit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›