Gjirokastër/Shkollat Feim Ibrahimi dhe Urani Rumbo,aktivitet kushtuar Vitit të Kadaresë

Në kuadër të Vitit të Kadaresë është organizuar një aktivitet kushtuar kësaj ngjarje në ambientet e shtëpisë muze të shkrimtarit në fjalë.Ky event është organizuar nga shkolla e mesme artistike Feim Ibrahimi në bashkëpunim me shkollën 9 vjeçare Urani Rumbo.Gjatë këtij organizimi janë recituar pjesë të ndryshme letrare të shkrimtarit Ismail Kadare si dhe pjesë muzikore instrumentale nga nxënësit e të dy shkollave.Referuar këtij aktiviteti janë shprehur drejtori i shkollës së mesme artistike Feim Ibrahimi Bujar Dudumi si dhe nën drejtoresha e shkollës 9 vjeçare Urani Rumbo Elena Miçoni ku cituan rëndësinë dhe impaktin që sjellin këto aktivitete.
Elena Miçoni,nëndrejtoresha e shkollës 9 vjeçare Urani Rumbo
“Ky aktivitet përkon me 85 vjetorin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku nxënësit e shkollës Urani Rumbo do recitojnë pjesë nga poezitë e Kadaresë dhe nxënësit e shkollës artistike Feim Ibrahimi do luajnë të ndryshme instrumentale.Ky bashkëpunim nuk është i pari mes të dy shkollave pasi kemi zhvilluar dhe aktivitete të tjera’
Bujar Dudumi,drejtor i shkollës së mesme artistike Feim Ibrahimi
“Këto aktivitete janë të domosdosshme siç e tha dhe nëndrejtoresha.Bashkëpunimi mes dy shkollave tona do të vazhdojë dhe do jenë promotorë dhe pjesë e gjallërimit të jetës artistike të qytetit tonë”
Viti i Kadaresë përkon me 85 vjetorin e shkrimtarit gjirokastrit me fame botërore si dhe kandidatit për shumë vite radhazi i çmimit Nobel në letërsi Ismail Kadare.